111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 Protesta në Tiranë...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 Protesta në Tiranë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Hill vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte. Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.
TIRANË- Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një intervistë në Klan News, Hill vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.
Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme. Më tej ai vlerësoi se populli shqiptar nuk duhet që të ketë mllef, por shpresë tek fjala e Apelit të Hagës.
“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme. Unë do të apeloja që të mos ketë mllef për këtë vendim. Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, nënvizoi Hill.
Hill u pyet nëse ekzistojnë realisht gjasat për shpërbërjen e kësaj gjykate, ndërsa tha se kësaj pyetjeje do duhet t’i japë përgjigje një ekspert i çështjes së të drejtës ndërkombëtare. Ai theksoi se në këtë fazë është e rëndësishme që avokatët e mbrojtjes të planifikojnë hapat e ardhshëm të procesit.
“Jeni duke pyetur një diplomat për një pyetje ligjore dhe do ju kërkoja që të flisni më mirë me një jurist të çështjeve të të drejtës ndërkombëtare. Përgjigjja ime është: Nuk e di, vërtet nuk e di. Ajo çka unë di, është nevoja për avokatët e palës mbrojtëse, që të planifikojnë hapat e tyre të radhës. Unë di po ashtu se duhet të kemi një zgjidhje të kësaj situate, të cilën do e shikojmë si drejtësia, e cila do jetë në përputhje me faktet. Shpresoj se kjo të ecë përpara në mënyrë pozitive dhe ashtu si njerëz të tjerë edhe unë jam shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale vitet e fundit,” tha ai.
Hill tha se mërzitja dhe zhgënjimi janë pasoja të natyrshme të një vendimi të tillë, ndërsa shprehu empatinë e tij ndaj personave që e konsiderojnë vendimin të gabuar. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të fokusohen më shumë te mërzitja sesa te zemërimi, duke nënvizuar rëndësinë e hapave që duhet të ndërmarrë pala mbrojtëse.
Hill theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te ajo që duhet të bëjë pala mbrojtëse, te veprimet dhe rruga që duhet ndjekur në vijim, si dhe te rezultati më i mirë për personat në Kosovë. Në fund, ai tha se nuk e sheh si të dobishëm zemërimin dhe mllefin ndaj organizatave ndërkombëtare.
“Unë mendoj se të qenurit i mërzitur dhe i zhgënjyer janë pasoja të natyrshme të këtij vendimi. Unë shpreh empatinë time ndaj këtyre njerëzve, të cilët mendojnë se ky është vendim i gabuar. E kuptoj shumë mirë mllefin dhe zemërimin e tyre, e kuptoj shumë mirë barrën shumë të madhe. Unë doja t’u thosha njerëzve që të qëndroni më shumë te pjesa e mërzitjes sesa të pjesa e zemërimit. Ajo që duhet të bëjnë njerëzit është se çfarë duhet tani për palën mbrojtëse si dhe cili është veprimi dhe rruga e duhur që duhet ndjekur nga pala mbrojtëse dhe po ashtu cili është rezultati më i mirë për personat në Kosovë dhe nuk mendoj se zemërimi dhe mllefi kundrejt organizatave ndërkombëtare…nuk mendoj se ky zemërim është i mirë“, tha ai.
Hill theksoi gjithashtu se kur ka qenë në Kosovë në vitet 1998’-99’ situata në terren ishte e rëndë. Ai tha se Thaçi nuk ka pasur komandim të përgjithshëm të UÇK-së dhe se vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte një ushtri e rregullt, por më shumë një përfaqësi njerëzish, që i bashkonte dëshira për liri e pavarësi të Kosovës. Sipas tiij, situata nga gjenocidi serb ishte kaq e rëndë, sa zgjidhja ishte e detyruar të ishte me bombardime.
Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e parë të gjykimit. Hashim Thaçi u dënua me 25 vite heqje lirie, Jakup Krasniqi po me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite burg dhe Rexhep Selimi me 13 vite./Dosja.al
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryeministrit Edi Rama, ...
HAGË- Gjatë arsyetimit për dënimin e Hashim Thaçit me 25 vite burg, gjyqtari Charles L. Smith është ndalur edhe te r...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj është shtruar mesditën e sotme në një spital priv...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve tha se forcimi i lekut ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje rrjeteve të supermarketeve që të angazhohen në nj&eu...
Edi Rama SPANJA- Skandali i AKSHI-t vijon të tërheq vëmendjen e mediave të huja, nisur nga ngjarjet e fundit të cilat lidhen ...
Erion Veliaj TIRANË- Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj kanë r...
Loer Kume DURRËS- Deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin Loer Kume, ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të bashkëshor...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar në takim përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor për të diskutuar në lid...
Foto ilustruse KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë ditën e sotme në Kuvend propozimin për ndryshimi...