111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 Protesta në Tiranë...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 Protesta në Tiranë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Udhëheqësi ukrainas tha se me homologun serb ka diskutuar për marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij në Beograd një muaj më parë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në samitin e parë të “Tetëshes së Karpateve”. Përmes një postimi në X, ai shprehu mirënjohjen për faktin që Serbia iu bashkua këtij formati të ri takimesh.
“Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh në mënyrë që çdo vend në rajon të gjejë mundësitë ekonomike dhe të sigurisë që i nevojiten. Po bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur këtë dhe sot, së bashku me liderët e tjerë, do të marr pjesë edhe në Forumin e parë të Biznesit të Karpateve”, shkroi Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas tha se me homologun serb ka diskutuar për marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij në Beograd një muaj më parë.
“Diskutuam në detaje për integrimin evropian të Ukrainës dhe Serbisë, si dhe për situatën lidhur me sulmet ruse. Do ta vazhdojmë dialogun tonë dypalësh”, theksoi Zelensky, i cili në fillim të gushtit zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Serbi.
Gjatë bisedës me Vuçiqin në Beograd, Zelensky mori premtimin se Serbia do të vazhdojë ta ndihmojë këtë shtet të përfshirë nga lufta, duke dërguar ndihmë humanitare. Vizita e Zelenskyt në Beograd ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi Serbia është një nga të paktat shtete evropiane që refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Po gjatë kësaj vizite, Zelensky u pyet nga gazetarët nëse Kievi kishte ndryshuar politikën sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky në Beograd.
Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë e Kiev
Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni. Kjo deklaratë e udhëheqësit ukrainas për Kosovën shtet që u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës, dhe ka ofruar ndihmë për Ukrainën nxiti reagime në Kosovë, Shqipëri dhe në Ukrainë.
Ndryshe, Zelensky ka nisur në Ukrainë një nismë të re rajonale për takime të nivelit të lartë, që bashkon tetë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, nëpër të cilat shtrihen Karpatet.
Qëllimi i nismës është promovimi i bashkëpunimit tregtar dhe të sigurisë.
Në takimin në Ukrainën perëndimore, Zelensky falënderoi aleatët rajonalë për mbajtjen hapur të lidhjeve tregtare dhe të transportit pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.. Grupimi i ri përfshin Rumaninë, Serbinë, Poloninë, Sllovakinë, Çekinë, Austrinë, Hungarinë dhe Bashkimin Evropian./REL
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, paralajmëroi se k&eu...
Foto ilustruese RUSI- Rusia ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Finlandës për t’iu bashkuar nismës së Francës p&eum...
Luftëtarë të grupit militant jemenas, Huthi në Sana më 10 shtator. Një konflikt që ka zgjatur prej vitesh në Jemen ...
Pamje nga sulmet në Ukrainë UKRAINA- Më shumë se 1 mijë raste të dhunës seksuale janë regjistruar në Ukrain&eu...
Magdalena Andersson SUEDI- Kryetarja e Social Demokratëve Magdalena Andersson, është ngarkuar me detyrën për të shqyrtuar for...
Yahya Sinwar PALESTINA- Ish-ministri i Autoritetit Palestinez nga Gaza, Sufian Abu Zaida, ka deklaruar se ishte ai që përcolli te shërbimet...
Foto ilustruese EVROPA- Bashkimi Evropian ka rritur nivelin e gatishmërisë së misionit të tij detar në Detin e Kuq, në pë...
pamjet FILIPINE- Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në...
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se sulmet hibride të lidhura me Rusinë ndaj vendeve evropiane nu...
Emigrantët në Ceuta SPANJË- Momente tensioni janë shënuar këtë të premte në rrugët e Ceutës, ku...