Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, ka folur për eksperiencën e tij në reality show, marrëdhëniet me personazhet e formatit dhe disa prej përplasjeve që kanë shoqëruar këtë sezon.
I ftuar në emisionin “Pa filtra” në “Radar”, Sterkaj është ndalur edhe te raporti me moderatorin Ledion Liço, duke bërë një deklaratë të fortë për marrëdhënien mes tyre.
“Ledion Liço s’ka dashur të më shohë me sy të ballit. Ai ka bërë më keq, por ai ka pasur një diçka që unë s’ia fal kurrë. Po atë do t’ia them vetëm personalisht, live. A kupton çfarë ka bërë ai njeri kundër meje?”, deklaroi Rogerti.
Gjatë intervistës, ai komentoi edhe konfliktet e fundit që kanë përfshirë ish-banorin tjetër të “Big Brother VIP Albania 4”, Jozefin Marku, i cili përfundoi në burg pas një ngjarjeje ku u akuzua për dhunimin e një personazhi televiziv.
Duke iu referuar përplasjes dhe duke e kthyer situatën në një sfidë sportive, Sterkaj tha se është i gatshëm të përballet me Markun në një ring boksi.
“Ku ka më mirë se një hero se Joz Marku për t’u ndeshur me Rogertin. Në një ring boksi, ta bëjmë tamam, me organizim. Unë i futem palestrës, bëhem alamet trupi, ti je gjigand, ti i kap njerëzit me shpulla, jam gati për t’u rrahur për sport”, tha Rogerti.
Deklaratat e Sterkajt vijnë në një moment kur ish-banorët e formateve të “Big Brother” vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes për përplasjet, deklaratat publike dhe polemikat që pasojnë daljen e tyre nga reality show.

