Rajoni

Greqia forcon sigurinë në burgje, 3.7 milionë euro për skanerë dhe sisteme kundër dronëve!

Greqia po investon 3.7 milionë euro për të forcuar sigurinë në burgjet e vendit, me instalimin e pajisjeve të reja të kontrollit dhe sistemeve kundër dronëve, në një përpjekje për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, pajisjet pritet të instalohen deri në fund të vitit, pasi është miratuar fondi për blerjen dhe vendosjen e tyre në burgje në të gjithë vendin.

Paketa përfshin 48 detektorë metalikë për kontrollin e personave, 19 skanerë me rreze X me pamje të dyfishtë për bagazhe dhe pako, 17 skanerë me pamje të vetme për kontrolle të përmasave më të mëdha, si edhe 87 detektorë metalikë portativë.

LEXO EDHE: U përfshi në konfliktin e përgjakshëm, Alket Rizai i zhdukur prej 4 ditësh! Autoritetet greke dyshojnë se mund të jetë fshehur në Shqipëri!

Autoritetet greke po planifikojnë gjithashtu të pajisen me një numër të madh sistemesh kundër dronëve, të cilat do të merren nga forcat e armatosura. Vendimi vjen pas rasteve kur dronët janë përdorur për të hedhur sende dhe substanca të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta në moshën 103-vjeçare Margarita Chant-Papandreou, një pioniere e të drejtave të grave në Greqi dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit grek!

Sipas ministrisë, investimi është pjesë e një plani më të gjerë për modernizimin e sistemit penitenciar dhe rritjen e sigurisë. Financimi për pajisjet e reja është cilësuar si më i madhi i këtij lloji deri më tani.

Po ashtu, autoritetet bëjnë të ditur se janë siguruar fondet edhe për ndërtimin e 11 burgjeve të reja në të gjithë Greqinë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.