Vllaznia vazhdon të zhgënjejë në startin e kampionatit, teksa këtë herë pësoi një tjetër humbje në shtëpi. Kuqeblutë u mposhtën 0-2 nga Teuta në stadiumin “Loro Boriçi”, në një sfidë ku skuadra durrsake ishte dukshëm më e qartë dhe efikase.
Vendasit patën vështirësi të mëdha për të krijuar rrezik në portën kundërshtare dhe gjatë gjithë takimit u shfaqën të paqartë në fazën ofensive. Në krahun tjetër, Teuta shfrytëzoi avantazhin fizik të sulmuesit Umejiego-s, i cili u kthye në protagonistin kryesor të takimit.
Goli i parë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë. Umejiego përfitoi nga një situatë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Teutës avantazhin pak përpara pushimit.
Në pjesën e dytë, sulmuesi durrsak ishte sërish në qendër të vëmendjes. Gjuajtja e tij me kokë u devijua nga Dumfur dhe përfundoi në rrjetën e Vllaznisë, duke dyfishuar avantazhin e miqve.
Pas golit të dytë, Vllaznia nuk arriti të reagonte dhe e pati të vështirë të krijonte raste për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Teuta administroi avantazhin deri në fund dhe largohet nga Shkodra me tri pikë të rëndësishme.
Për Vllazninë, kjo humbje e thellon edhe më shumë krizën në startin e sezonit. Pushimi për shkak të angazhimeve të Kombëtares do t'i japë skuadrës shkodrane kohën e nevojshme për të analizuar situatën dhe për të kërkuar një reagim pas rifillimit të kampionatit.
© SYRI.net
Tuchel refuzoi transferimin e Cristiano Ronaldos te Chelsea
Da Cunha grumbullohet nga Zidane: Dua ta shoh, ai dhe Kalulu e meritojnë të jenë këtu
lista e parë e Mancini-bis për Nations League, nëntë debutues mes tyre Sebastiano EspositoBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: