Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Flamingot që ‘zgjuan’ një popull kundër qeverisë, revolta më e madhe qytetare në 30 vite

20:48, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Florian Binaj

Ishte data 30 maj kur një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikërisht ky që solli revoltën e parë qytetare massive në 30 vite në Shqipëri.

Nga ajo ditë, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ filloi të mbushej çdo ditë e më shumë në atë që në fillim u quajt protesta e flamingove.

Besimi tek ky reagim i shoqërisë shqiptare ishte i vakët. Mediat e shpërfillën, qeveria u kap në befasi, ndërkohë që numri rritej çdo ditë.

Protesta theu mediat tradicionale dhe prishi qetësinë e qeverisë. Fillimisht u tentua të përhapej lajmi se ajo organizohej nga segmente anti-shqiptare, më pas faji iu vu algoritmit, ndërkohë anatemimi i eksponentëve të ndryshëm të protestës vijonte në përditshmërinë nga qeveria.

Numrat u bënë të frikshëm, protestat kombëtare të së shtunës po thyenin rekorde, ndërkohë që Diaspora zbarkoi në Tiranë për të mbështetur protestën.

Për disa ditë, ajo ishte e qetë, paqësore dhe pa tensione. Policia e Shtetit vëzhgonte në distancë dhe garantonte rendin dhe sigurinë.

Por, teksa protestuesit u vendosën para parlamentit, aty nisi dhe provokimi i tyre dhe përdorimi i dhunës nga policia e Tiranës.

Angazhim maksimal i efektivëve blu dhe ku polës më të lartë të policisë së Tiranës. Arrestime, dhunë dhe përplasje midis efektivëve dhe protestuesve.

U fol për ulje të numrit dhe shuarje të protestës gjatë verës, kryesisht muajit gusht, e teksa kjo gjë nuk ndodhi, protestuesit vazhdojnë të jenë çdo natë aty, duke protestuar për të ardhmen e këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco