Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Erion Braçe denoncon situatën me ujin në Selitë: Në Selitë ka ardhur uji, “me demek” ky quhet defekt i bërë

Shkruar nga Newsbomb
Erion Braçe denoncon situatën me ujin në Selitë: Në
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar situatën me rrjetin e ujësjellësit në zonën e Selitës në Tiranë.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale nga terreni, Braçe thotë se në Selitë ka ardhur uji, por tubacioni është çarë sërish. Sipas tij, i njëjti defekt është bërë dy herë, madje tre herë brenda dy orëve.

"Në Selitë ka ardhur uji, ky quhet defekti i bërë edhe është bërë dy herë, prit se do ta shikoni se ku shkon uji i Selitës. UKT tre, u bënë tre, për sa për dy orë", dëgjohet të thotë Braçe në video.

Në postimin që shoqëron videon, deputeti socialist shkruan:

"TIRANA E MADHE TIRANA / 5 sa E PREMTE, NE TERRITOR, SI DEPUTET I ZGJEDHUR ME VOTE, PER PUNET E GJITHE SELITA ESHTE COPETUAR; URDHËRONI, KA ARDH UJI EDHE KETU, POR PER TE LARE RRUGET! Edhe këtu është carë tubi! Ne kohe reale është kështu siç e shihni - me demek edhe këtu e ka bere UJESJELLESI defektin. Janë dërrmuar rrugët, është copash ujësjellësi! UKT/3, JA KU JEMI, KUUUULMIIII!"

Braçe ngre shqetësimin se ndërhyrjet e njëpasnjëshme të UKT-së kanë copëtuar rrugët në Selitë, ndërsa uji në vend që të shkojë në banesat e qytetarëve, derdhet rrugëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese