AKTUALITET /

Prishtina sërish në protestë kundër vendimit të Hagës, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli në shesh me protestuesit

Tubimi zhvillohet pas vendimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, që kanë sjellë reagime të shumta në Kosovë.

Shkruar nga Versus

Prishtina sërish në protestë kundër vendimit të

Ka nisur në Prishtinë protesta kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta po zhvillohet në sheshin kryesor të kryeqytetit, ku qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Mes pjesëmarrësve janë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ky është tubimi i dytë i zhvilluar sot në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të dhëna për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar që procesi të vazhdojë në shkallët e tjera të gjykimit.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Katër ish-krerët u shpallën fajtorë për disa vepra penale të lidhura me krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për disa prej akuzave për krime kundër njerëzimit.

Protestuesit kërkojnë rishikimin e vendimit përmes procedurave të apelimit dhe kanë kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar lufta e UÇK-së nga Gjykata Speciale./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll