Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

OKB vlerëson Shqipërinë: Ulje e varfërisë dhe renditje në vendin e 44-t në botë për Objektivat e Zhvillimit

Shkruar nga Newsbomb
OKB vlerëson Shqipërinë: Ulje e varfërisë dhe renditje
Ingrid Macdonald

Shqipëria ka shënuar përparim të rëndësishëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kështu është shprehur Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Ingrid Macdonald, pas një aktiviteti të zhvilluar në Nju Jork. Ajo tha se vendi ynë ka rikonfirmuar angazhimin për të përshpejtuar hapat drejt Agjendës 2030. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka rezultate konkrete në disa fusha kryesore. Niveli i varfërisë ka rënë nga 23.7% në 17%, ndërsa vdekshmëria foshnjore është ulur ndjeshëm, duke u përgjysmuar.

Një tjetër arritje lidhet me digjitalizimin dhe energjinë. Raporti thekson se Shqipëria ofron rreth 95% të shërbimeve shtetërore online dhe pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga burime të rinovueshme.

Për sa i përket barazisë gjinore në politikë, gratë zënë 35% të vendeve në Kuvend dhe 50% të posteve ministrore. Me këto rezultate, për vitin 2026 Shqipëria renditet në vendin e 44-t në botë në Indeksin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

OKB vlerësoi edhe investimin e qeverisë shqiptare në Fondin për Përshpejtimin e SDG-ve, duke e cilësuar si një hap serioz për t'i kthyer objektivat në rezultate reale për qytetarët. Në aktivitetin e OKB-së në Nju Jork mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e Agjendës 2030 dhe lidhjen e saj me reformat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese