111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Dy burrat që do të duhej t’i njihja më së pari në jetë, dy burrat që do të duhej t’i mbaja mend nga zani, nga duart, nga përqafimi… unë nuk pata mundësi me i njoft.

Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol.
Isha vetëm katër vjeçe kur baba më la në krahët e nanës dhe doli në luftë.
Doli për Kosovën.
Doli me UÇK-në.
Edhe daja im bani të njëjtën gja.
Dy burrat që do të duhej t’i njihja më së pari në jetë, dy burrat që do të duhej t’i mbaja mend nga zani, nga duart, nga përqafimi… unë nuk pata mundësi me i njoft.
Sepse lufta i mori dhe ata sot janë heronj të Kosovës.
Në ato ditë të luftës, nana nuk flinte.
Nuk flinte duke pritur një lajm për burrin e saj.
Një lajm për vëllain e saj.
Dy njerëzit e saj ma të dashtun kishin dalë për të mbrojtur atdheun.
E nana priste.
Por ata nuk u kthyen kurrë.
Dhe unë u rrita pa e ndi asnjëherë zanin e tyre.
Pa ua thirr asnjëherë emrin.
Pa dorën e babës mbi kry.
Pa një përqafim prej tij.
Pa ia njoft rrudhat e moshës.
Pa mujt asnjiherë me iu thanë: “Baba, dajë, ju du fort.”
Por ama unë u rrita me kujtimin e tyre e me forcën që ata më dhanë prej atje nalt.
Sepse për mu, UÇK-ja nuk është vetëm një emën që e kam lexu në libra.
UÇK-ja për mua ka fytyrën e babës tem.
Ka emnin e dajës tem.
Ka kujtimin e dy burrave që nuk i pata në jetën teme, por që janë pjesë e saj çdo ditë.
A ka dhimbje në zemrën teme? Besa, boll.
E njëlloj si te unë, kjo asht dhimbja e mijëra familjeve kosovare që pritën njerëzit e tyre dhe nuk i panë ma të ktheheshin.
Por festa e mbyti dhimbjen.
Ishte festa e lirisë, shumë ma e madhe dhe e fortë se dhimbja.
Njerëzit dolën në rrugë.
U përqafuan.
Festuan.
Dhe ndoshta për herë të parë mbas shumë vitesh, lotët nuk ishin vetëm lot dhimbjeje.
Ishin edhe lot gëzimi.
Unë jam rritur me kujtimin e babës dhe dajës tem.
Dhe sot e di se ata nuk ishin vetëm dy njerëz të familjes time.
Ata ishin pjesë e një brezi.
Ishin brezi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një brez djemsh dhe vajzash që lanë shtëpitë, nanat, baballarët, gratë, fëmijët…
dhe shkuan atje ku vendosej fati i vendit tim.
Prandaj, kur unë them UÇK, nuk mendoj vetëm për dy njerëzit e zemrës, por mendoj për të gjithë ata djem e vajza që dhanë jetën për një Kosovë të lirë.
Për ata që nuk patën mundësi ta shohin ditën që e ëndërruan.
Për ata që e paguan lirinë me jetën e tyre.
Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse kujtimi nuk mund të burgoset.
Sepse mund të gjykohen njerëzit.
Mund të shkruhen aktakuza.
Mund të ngrihen mure e burgosen njerëz.
Por kujtimi dhe e vërteta nuk futen në pranga.
Nuk burgoset dot ajo që një popull e ka ngulitur në mendje dhe në shpirt.
UÇK-ja asht kujtimi i një kohe kur një popull luftoi dhe ëndërroi për lirinë. Dhe e fitoi atë.
Dhe kujtimi është si një tatuazh.
Mund të kalojnë vite.
Mund të ndryshojnë brezat.
Mund të ndryshojnë fjalët.
Por ajo që është ngulitur në shpirt nuk fshihet.
Prandaj, liria nuk burgoset.
As në Hagë.
As në Beograd.
As askund tjetër.
Sepse liria nuk është vetëm një vend.
Nuk është vetëm një datë.
Nuk është vetëm një dokument.
Liria është kujtim.
Liria është ajo që baba e daja jem nuk arritën ta shohin, por ama janë ata që na e lanë amanet.
Nji amanet i të rënëve për Kosovën që gëzojmë sot.
Një amanet i dëshmorëve të një lufte epike, por edhe i çdo viktime të pafajshme të agresionit serb mbi Kosovën martire.
Prandaj, për mu, për familjen teme, për krejt Kosovën, ajo liri ka një emër.
Po.
Liria ka emër.
UÇK.
E UÇK-në, s’e burgosni kurrë.
Jo në emrin tim!/Piranjat news
TIRANË- Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E c...
Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “gjenerata Z”. Kjo &eu...
PRISHTINË- Për të tretën natë radhazi, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu&rd...
TIRANË- Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikërisht...
Arben Kola TIRANË- Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën kundër qever...
Arvina Lleshi TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi ka listuar kërkesat e protestës, duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama e der...
Edison Lika TIRANË- Aktivisti Edison Lika u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë rezistencën dh...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë ni...
Merita Gramaj, Bledar Bakaj, Zegjine Caushi Merita Gramaj, ka dhënë një rrëfim tronditës ditën e sotme në emisionin &ldq...
tre viktimat ATHINË- Personat që shihni në foto janë tre shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik në G...