LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

Pas propozimit të kryeministrit, të martën e 8 shtatorit Kuvendi votoi me 79 vota pro dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, ndërsa kjo e fundit nuk i fshehu dot emocionet.

18 Shtator 2026, 21:56 Nga E. D

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të

TIRANË- Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar si ministrja e Shëndetësisë më jetëshkurtër në 4 mandatet e qeverisë Rama, Sala u largua me pretekstin se do të vijojë projektet e saj akademike. Posti i Ministres së Shëndetësisë iu besua deputetes së qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu.

Pas propozimit të kryeministrit, të martën e 8 shtatorit Kuvendi votoi me 79 vota pro dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, ndërsa kjo e fundit nuk i fshehu dot emocionet.

Ndërkaq, pas betimit te Presidenti më datë 11 shtator, zonja Spahiu mbërriti në Ministrinë e Shëndetësisë për ceremoninë e prezantimit me stafin dhe aty u përball me gazetarin Freard Rista, i cili e pyeti: Si do ta drejtoni Shëndetësinë shqiptare kur e keni punimin e diplomës plagjiaturë?

Ministrja më e re premtoi çudira në këtë sektor, duke këshilluar gazetarin që të bëhet njeri më i mirë.

Përtej këshillës, duhet të sqarojmë publikun lidhur me plagjiaturën e ministres Spahiu, denoncuar më herët nga studiuesi Taulant Muka. Paragrafi hyrës i punimit të ministres Klodiana Spahiu mban vitin 2018 dhe flet për ngarkesat e ventrikulit të majtë te pacientët me diabet të tipit 2 dhe vendi i studimit është Spitali i Durrësit.

Por zonja Spahiu nuk e ka shkruar vetë këtë paragraf, pasi e ka marrë fjalë për fjalë nga punimi i dy doktorëve koreanë, WangSoo Lee dhe Jaetaek Kim, punim i vitit 2017 për kardiomiopatinë diabetike.

“Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një person që ka mashtruar, ka falsifikuar dhe ka marrë diçka që nuk është e vetja dhe e ka përvetësuar si të vetën dhe ministrja nuk reagon. Nga ana etike, në radhë të parë kemi një problem, sepse po bën realitet që është diku tjetër, realitet që ti nuk e ke vërtetuar, nuk e ke prekur apo nuk e ke studiuar”, shprehet studiuesi Muka, i cili thekson faktin se kjo praktikë na kushton shumë si popull dhe si shtet.

Nëse flasim ende për pjesën e prezantimit të punimit shkencor, vëmë re se zonja Spahiu, pasi mbaroi punë me dy kolegët e parë, lirisht merr sërish copy-paste dy paragrafë nga mjeku serb Brane Loncarevic.

Ky i fundit, teksa trajton problematikën e kardiomiopatisë diabetike asimptomatike në praktikën e përditshme, citon ndër të tjera se “asnjë nga pacientët tanë me diabet nuk kishte hipertrofi të ventrikulit të majtë, masa e ventrikulit të majtë dhe indeksi i masës së ventrikulit të majtë ishin të rritura krahasuar me pacientët e kontrollit të përputhur”.

Mos harrojmë se këta individë, mbi të cilët është bërë studimi, janë pacientë të mjekut serb, të cilët me një “copy-paste”, zonja ministre i ka bërë pacientë të spitalit të Durrësit.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi nga Serbia zonja Spahiu ka kaluar në Greqi, duke vendosur fjalë për fjalë një copë të punimit të vitit 2009 të mjekut Alexander Stefanidis, i cili ka trajtuar ndryshimet anatomike dhe funksionale të ventrikulit të majtë gjatë plakjes te të rriturit me diabet të tipit 2.

Pra, pacientët e vitit 2009 të spitalit grek i kemi marrë dhe i kemi sjellë në 2018 në Durrës, duke dalë me të njëjtat përfundime.

Në kapitullin 2, materialet dhe metodat, zonja ministre ka ndryshuar vetëm vitin e studimit dhe numrat e pacientëve të marrë për analizë, ndërsa metoda është e marrë nga ajo që ka shkruar mjeku grek Alexander Stefanidis.

“Në çdo vend të Europës plagjiatura është mashtrim, vepër penale, dhe në Shqipëri personazhe të tillë jo vetëm që duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe të ishin larguar nga jeta publike, por duhet të ishin marrë masat që këtyre personave t’u ishin hequr titujt, të kishin kthyer paratë që kanë marrë për shkak të këtyre titujve dhe të ishin krijuar të gjitha rregullimet ligjore apo legjislative që këto fenomene të parandaloheshin”, përfundon studiuesi Muka./Piranjat news 

evis sala

Sondazh

Poll

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë