Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dy vite pa Gerti Bogdanin, vëllai kujton ish-deputetin me fjalë prekëse: Mallin nuk e përshkruan dot fjala

Shkruar nga Newsbomb
Dy vite pa Gerti Bogdanin, vëllai kujton ish-deputetin me fjalë
Gerti Bogdani

Sot mbushen dy vite nga ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Ai u nda nga jeta më 18 shtator 2024, në moshën 44-vjeçare. Në këtë përvjetor, vëllai i tij, Albjon Bogdani, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të kujtuar Gertin.

Në mesazhin e tij, ai shpreh mallin e madh që ndjen për të vëllanë dhe tregon se humbja e tij është ende e vështirë për familjen. Ai shkruan:

“Kalendari thotë kaluan dy vjet… Zemrës herë i duket sikur asnjë ditë nuk ka kaluar… e herë i duket pafundësi… Mallin nuk e përshkruan dot fjala…”

Vëllai kujton gjithashtu se vdekja e Gertit preku shumë njerëz dhe u ndje si një humbje e madhe për të gjithë.

Sipas tij, Gerti la pas një shembull të mirë si njeri dhe si politikan, që punoi me përkushtim për vendin. Në fund të mesazhit, ai e quan vëllanë e tij krenari për familjen dhe për vendin:

“Gerti Bogdani vëlla, krenari e familjes dhe e një kombi! Dhe dritë të pastë shpirti vëlla!”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese