111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Vitet kalojnë dhe, në një moment kur ndjehet më e sigurt, ajo vendos se ka ardhur momenti të krijojë një lidhje të re. Me një person që, fatkeqësisht, nuk ishte aq i pranishëm në jetën e saj.

TIRANË- Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë mund ta shtyjë një person drejt një agresiviteti të tillë, sa të kërcënojë se do të plasë një bombë që ta marrë vesh i gjithë pallati? Për ta marrë vesh këtë, na duhet të udhëtojmë drejt Vlorës, ku takohemi me një zonjë rreth të 40-tave, e cila ka pësuar jo pak nga ky individ që duket se ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Zonja ka shumë vite që ka lënë pas një martesë dhe ka rinisur jetën duke rritur e vetme 3 fëmijët e saj.
Vitet kalojnë dhe, në një moment kur ndjehet më e sigurt, ajo vendos se ka ardhur momenti të krijojë një lidhje të re. Me një person që, fatkeqësisht, nuk ishte aq i pranishëm në jetën e saj.
Por shumë shpejt gruaja vëren një sjellje aspak normale që e fut në dyshime serioze.Në këto kushte, duke marrë parasysh që ende mes të dyve gjërat nuk ishin bërë serioze, vendos të shkëputet nga kjo marrëdhënie. Por kjo, me sa duket, ishte si një qetësi përpara stuhisë, sepse shumë shpejt gjërat marrin një rrugë të paimagjinueshme dhe, për zonjën, do të ishte fillimi i tmerrit.
Zonja tregon për Piranjat që zotëria nisi ta përndiqte si virtualisht, ashtu edhe fizikisht.
Por, me shpresën që ky i fundit do të largohej, kjo e fundit nuk e denoncon.
Një gabim që zonja, në një rast tjetër, nuk do ta përsëriste...
Për më tepër, kur shikonte se presionet dhe kërcënimet sa vinin e shtoheshin, deri aty sa i shkruante miqve dhe të afërmve të 40-vjeçares.Pas këtij veprimi flagrant, dukej se ky përndjekës i rrezikshëm i kishte plotësuar kushtet që të përballej me drejtësinë, ku policia e Rinasit e ndaloi këtë të fundit. Pra, një burrë me njëfarë moshe, i cili sapo ka njohur një grua, por acarohet kur sheh që ajo nuk e pranon në jetën e saj.
Madje bëhet agresiv, sa që e detyron 40-vjeçaren t’i drejtohet policisë.
Mund të ngjajë e pabesueshme, por jemi përpara një situate të cilën ende askush nuk arrin ta zgjidhë, për më tepër kur në përndjekjen e gruas janë përfshirë edhe persona të panjohur për këtë të fundit. Zonja tregon se Eduardi dërgonte njerëz të paguar për ta ndjekur atë dhe fëmijët e saj kudo që shkonte.Një përndjekje në kohë reale dhe me shumë aktorë, që do të duhej të vinte në lëvizje organet ligjzbatuese, por që, me të gjitha faktet, gjykata vendosi ta lërë në masën detyrim paraqitje.
Nuk mund ta dimë nëse kjo siguri vjen nga deliri i këtij individi, apo nga lidhjet e forta që ai pretendon se ka në polici... Dhe këtë siguri të një personi të paprekshëm, ai ia shpreh në çdo moment gruas që shantazhon çdo ditë.Në situatën kur tonet ngrihen dhe presioni bëhet më i madh, 52-vjeçari nis të shantazhojë nëpërmjet familjarëve.
Përndjekja dhe shantazhi ishin një tentativë për të arritur qëllimin dhe, kur kjo nuk arrihet, strategjia ndryshon.
Siç ndodh shpesh me përndjekësit serialë, arma e tyre e fortë është denigrimi i viktimave në rrjetet sociale. Dhe Eduardi nuk mund të bënte përjashtim. Në këto kushte, gruaja drejtohet edhe njëherë në polici, kësaj radhe për të denoncuar denigrimin që po pëson në rrjetet sociale nga ky individ.
Që, siç mund të imagjinohet, doli edhe njëherë jashtë kontrollit.
52-vjeçari duket tepër i fiksuar ndaj teknologjisë dhe regjistrimit të bisedave. Por edhe i drejtpërdrejtë në kërcënimet e tij. Kjo situatë e përsëritur ka shkaktuar një gjendje të rënduar psikologjike te 40-vjeçarja, e cila është trajtuar me mjek specialist. Situata vazhdonte e rëndohej dhe, në të tilla kushte, zonja drejtohet sërish në Komisariatin e Vlorës për denoncimin e radhës, dosja e cila dërgohet në Prokurorinë e Vlorës.
Ne kemi udhëtuar më shumë se 4 herë në Vlorë për të gjetur vendndodhjen e Eduardit, por ky i fundit qëndronte në Itali, edhe pse do duhej të paraqitej në prokurori për masën e tij të sigurisë. Ndaj, kur jemi të sigurt që Eduardi do të vinte në Vlorë, së bashku me policinë e këtij qyteti dhe me bashkëpunimin e Prokurorisë Vlorë, bëhet e mundur ndalimi dhe arrestimi i Eduard Limajt./piranjat news
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e mbylli edhe këtë javë në rënie. Sipas kursit zyrtar t&eum...
TIRANË- Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama q...
Pamje nga marshimi TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur protestën e 111-të kundër qeverisë, ndërsa kanë kë...
Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha vetëm katër vjeçe kur baba...
TIRANË- Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E c...
Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “gjenerata Z”. Kjo &eu...
PRISHTINË- Për të tretën natë radhazi, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu&rd...
TIRANË- Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikërisht...
Arben Kola TIRANË- Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën kundër qever...
Arvina Lleshi TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi ka listuar kërkesat e protestës, duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama e der...