Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 111 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Tmerri i 40-vjeçares në Vlorë, si u shndërrua njohja e re në një kalvar përndjekjeje, shantazhi dhe denigrimi

22:16, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufi të imagjinatës.

‘Se unë kur e plas bombën e plas.’

Çfarë mund ta shtyjë një person drejt një agresiviteti të tillë, sa të kërcënojë se do të plasë një bombë që ta marrë vesh i gjithë pallati?

Për ta marrë vesh këtë, na duhet të udhëtojmë drejt Vlorës, ku takohemi me një zonjë rreth të 40-tave, e cila ka pësuar jo pak nga ky individ që duket se ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Zonja ka shumë vite që ka lënë pas një martesë dhe ka rinisur jetën duke rritur e vetme 3 fëmijët e saj.

Vitet kalojnë dhe në një moment, kur ndihet më e sigurtë, ajo vendos se ka ardhur momenti të krijojë një lidhje të re.

Me një person që, fatkeqësisht, nuk ishte aq i pranishëm në jetën e saj.

Por shumë shpejt gruaja vëren një sjellje aspak normale që e fut në dyshime serioze.

Në këto kushte, duke marrë parasysh që ende mes të dyve gjërat nuk ishin bërë serioze, vendos të shkëputet nga kjo marrëdhënie.

Por kjo, me sa duket, ishte si një qetësi përpara stuhisë, sepse shumë shpejt gjërat marrin një rrugë të paimagjinueshme dhe për zonjën do të ishte fillimi i tmerrit.

Zonja tregon për Piranjat që zotëria nisi ta përndjekë virtualisht, ashtu edhe fizikisht.

Por me shpresën që ky i fundit do të largohej, kjo e fundit nuk e denoncon.

Një gabim që zonja, në një rast tjetër, nuk do ta përsëriste...

Për më tepër, kur shikonte se presionet dhe kërcënimet sa vinin e shtoheshin, derisa ai u shkruante miqve dhe të afërmve të 40-vjeçares.

Pas këtij veprimi flagrant, dukej se ky përndjekës i rrezikshëm i kishte plotësuar kushtet që të përballej me drejtësinë, ku policia e Rinasit e ndaloi këtë të fundit.

Pra, një burrë me njëfarë moshe, i cili sapo ka njohur një grua, por acarohet kur sheh që ajo nuk e pranon në jetën e saj.

Madje bëhet agresiv, aq sa e detyron 40-vjeçaren t’i drejtohet policisë.

Mund të ngjajë e pabesueshme, por jemi përpara një situate të cilën ende askush nuk arrin ta zgjidhë, për më tepër kur në përndjekjen e gruas janë përfshirë edhe persona të panjohur për këtë të fundit.

Zonja tregon se Eduardi dërgonte njerëz të paguar për ta ndjekur atë dhe fëmijët e saj kudo që shkonte.

Një përndjekje në kohë reale dhe me shumë aktorë, që do të duhej të vinin në lëvizje organet ligjzbatuese, por që me të gjitha faktet gjykata vendosi ta lërë në masën detyrim paraqitje.

Nuk mund ta dimë nëse kjo siguri vjen nga deliri i këtij individi, apo nga lidhjet e forta që ai pretendon se ka në polici...

Dhe këtë siguri, një person i paprekshëm, ai ia shprehnë çdo moment gruas që shantazhon çdo ditë.

Në situatën kur tonet ngrihen dhe presioni bëhet më i madh, 52-vjeçari nis të shantazhojë nëpërmjet familjarëve.

Përndjekja dhe shantazhi ishin një tentativë për të arritur qëllimin, dhe kur kjo nuk arrihet, strategjia ndryshon.

Siç ndodh shpesh me përndjekësit serialë, arma e tyre e fortë është denigrimi i viktimave në rrjetet sociale. Dhe Eduardi nuk mund të bënte përjashtim.

Në këto kushte, gruaja i drejtohet edhe njëherë policisë, kësaj radhe për të denoncuar denigrimin që po pëson në rrjetet sociale nga ky individ.

Që, siç mund të imagjinohet, doli edhe njëherë jashtë kontrollit.

52-vjeçari duket tepër i fiksuar ndaj teknologjisë dhe regjistrimit të bisedave.

Por edhe i drejtpërdrejtë në kërcënimet e tij.

Kjo situatë e përsëritur ka shkaktuar një gjendje të rënduar psikologjike tek 40-vjeçarja, e cila është trajtuar me mjek specialist.

Situata vazhdonte e rëndohej dhe, në të tilla kushte, zonja drejtohet sërish në komisariatin e Vlorës për denoncimin e radhës, dosja e cila dërgohet në Prokurorinë e Vlorës.

Ne kemi udhëtuar më shumë se 4 herë në Vlorë për të gjetur vendndodhjen e Eduardit, por ky i fundit qëndronte në Itali, edhe pse do duhej të paraqitej në prokurori për masën e tij të sigurisë.

Ndaj, kur jemi të sigurt që Eduardi do të vinte në Vlorë, së bashku me policinë e këtij qyteti dhe me bashkëpunimin e Prokurorisë Vlorë, bëhet e mundur ndalimi dhe arrestimi i Eduard Limajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco