POLITIKË /

Socialistët në fushatë me të njëjtën “kartë”, Erion Braçe: Po fitova, do të bëj legalizimet!

I ftuar në një intervistë televizive, Braçe ka kërkuar që bashkitë ta marrin si kompetencë kryerjen e legalizimeve.

Shkruar nga Versus

Socialistët në fushatë me të njëjtën

Për më shumë se 23 vjet, socialistët vazhdojnë të premtojnë përfundimin e procesit të legalizimeve në kryeqytet, sa herë vjen periudha e zgjedhjeve vendore.
I vetëofruar për garën e 2027, deputeti socialist Erion Braçe ka prekur pikërisht premtimin e parealizuar ende, megjithëse ka qenë ndër pikat kryesore të fushatës së PS në zgjedhje.
I ftuar në një intervistë televizive, Braçe ka kërkuar që bashkitë ta marrin si kompetencë kryerjen e legalizimeve.
“Në Tiranë kanë mbetur dhe 50 mijë ndërtesa të palegalizuara dhe kush më mirë se bashkia.
Bashkia e Tiranës mund ta bëjë më lehtë dhe shumë më shpejt se Kadastra këtë punë. Për më tëpër që në koncept nuk shkon.
Kadastra nuk mund të japë tituj pronësie”, tha Braçe./Versus.al

Poll