Pamjet e vjedhjes së kasafortave në banesa/ Hajduti thyen arrestin, kapet në flagrance
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, rastin e qytetares Rajmonda Doko, një grua nga Maliqi, e cila përveç problemeve të shëndetit mendor, po përballet edhe me një tumor në gji, që, sipas familjarëve, i është përkeqësuar, shkak të vonesave në trajtim.
Sipas motrës së saj, Irini Doko, gjithçka ka nisur me shfaqjen e një gjendre në gjoks. Familjarët thonë, se kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Maliq dhe më pas në Korçë, por referimi i pacientes drejt Tiranës, është vonuar.
Për pasojë, plaga është zgjeruar dhe në të është konstatuar edhe prania e krimbave. Elvion Doko, nipi i pacientes, akuzon zinxhirin e mjekëve, duke pretenduar, se nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata mund të ishte parandaluar.
Rajmonda Doko ka përfunduar e shtruar në një spital psikiatrik në Elbasan. Por vetë mjeku psikiatër, thotë, se pacientja nuk duhej të ishte shtruar aty, si vendi kryesor i trajtimit. Ai shpjegon, se Rajmonda ka nevojë për asistencë të vazhdueshme, por psikiatria nuk është strukturë onkologjike dhe nuk ka pavijon për pacientë të shtruar për sëmundje tumorale.
Nga ana tjetër, mjekja onkologe në Elbasan shprehet, se gjendja e Rajmondës është tashmë shumë e rënduar dhe aktualisht nuk ka kirurg, që ta marrë përsipër operacionin. Në këtë fazë, Rajmonda po merr antibiotikë, mjekim për plagën dhe serum me vitamina.
Emisioni “Stop” tentoi të kontaktojë edhe mjekët e Spitalit Onkologjik në Tiranë. Bledi Kreka, mjeku, që e ka kuruar, kërkon të shohë kartelën e pacientes, për të dhënë informacion, ndërsa familjarët nuk e kanë në dispozicion këtë dokument.
Episodi 1:
Nipi: Çfarë do ti, Monda, të vemë në Korçë? Pse të vemë në Korçë?
Pacientja: Të heq krimbat.
Nipi: Të ngacmojnë krimbat ty, zemër? Ku të ngacmojnë krimbat ty? Te gjëndra?
Pacientja: Te gjëndra!
Elvion Doko, denoncues: Ne akuzojmë të gjithë zinxhirin e mjekëve, që nga Maliqi e deri më tej. Ata nuk kanë dashur të merren me këtë rast. Në rast se do të kishin vepruar, do të ndërhyhej në plagë.Plaga është bërë sa koka ime.
Episodi 2:
Mjeku psikiatër në Elbasan: Sipas gjykimit tim si mjek, nuk duhej shtruar këtu. E vë me firmë e me vulë, me çfarë të doni ju, apo ministria: Për Rajmondën nuk është psikiatria primare.Ajo do një infermiere, një kujdes, mirëpo psikiatria, sic jua kemi thënë, ka pacientë psikiatrikë, nuk ka pacientë të shtruar për onkologji. Duke filluar që nga ndonjë mjekim, që asaj mund t’i duhet.Spitali nuk e siguron, pavarësisht, se ne kemi marrë “ok” e ministrisë, që mjekimin do ia sigurojë spitali.Dhe kot, për kuriozitet, mjekimin e parë ia blemë vetë ne, se nuk donim ta linim për asnjë gjë, për asnjë moment.Por këtu, psikiatri është.
“Stop”-i: Nuk mund të kurohet për kancerin këtu, se ky është problemi?
Mjeku psikiatër në Elbasan: Kurohet në onkologjik dhe Elbasani nuk ka pavijon, që i shtron.Ma kanë sjellë këtu, do e trajtoj si njeri dhe jo si kafshë.Po e çojmë tek onkologu ditë për ditë, po vjen infermieri i specializuar për atë mjekim plage. Onkologu nuk ka vendosur një mjekim, se nuk e kemi bërë ne atë.
Nipi: Atë jemi përpjekur edhe ne në Tiranë, por nuk na ka thënë njeri asgjë.
Mjeku psikiatër në Elbasan: T’ia fus kot, mesa duket për këtë fazë, që është tumori, nuk ka mjekim, a dicka.Për ne, ajo duhet mjekuar në onkologji, jo te ne, në një pavijon, që është adapt për mjekimin e saj dhe të ndiqet në dinamikë nga shërbimi psikiatrik përkatës.
Episodi 3:
Mjekja onkologe, Elbasan: Në këtë gjendje që është ajo, nuk ke, se çfarë i bën asnjë gjë. Ajo është lënë shumë. Nuk e ka pasur plagën aq të madhe. Ajo e ka pasur një gjë të vogël, që i është bërë aq. Ajo mund të këtë katër, a pesë vjet në atë gjendje, sipas mendimit tim.
“Stop”-i: Doktoreshë, ju mendoni, se është për kirurgji?
Mjekja onkologe, Elbasan: Jo, nuk e merr asnjë njeri përsipër atë. Është shumë e madhe plaga. Ajo e ka bërë konsultën në Tiranë. Nuk e merr asnjë përsipër ta operojë, se plaga është shumë e gjerë dhe do ngelë gjysma për operacion plastik. Ajo është lënë shumë. Aktualisht, ajo po merr antibiotikë, mjekimin e plagës dhe kur e ka të nevojshme, merr serum me vitamina. Ajo do një qendër, që të rrijë gjatë gjithë kohës.
Po ku ta çojmë? Ta sjellim tek onkologjiku këtu?
Mjekja onkologe në Elbasan: Ne s’kemi fare shtrime. Besoj, se edhe Korça do e këtë po kështu, siç e kemi ne. Është repart ditor. Do shtyjë, derisa ta lërë zemra. Asnjë nuk e merr përsipër, që ta kurojë, se është shumë e hapur.
Po ai mjekimi tjetër, me radioterapi?
Mjekja onkologe, Elbasan: Me radioterapi? Atë e vendos QSUT-ja.Vetëm po e bënë ato.Ajo do një institucion, siç është në botë, që ta trajtojë, që të qëndrojë atje, meqë nuk ka njeri, është vetëm dhe që nuk është e aftë që të kujdeset as për veten.
Episodi 4:
“Stop”-i: A është vula juaj?
Sabo Ademi, onkologe: Jo, e dashur. Është me doktor Bledin. Vula është imja, se kam firmosur këtë, siç e ka firmosur dhe kjo kolegia tjetër. Është me doktor Bledin, prandaj nuk di gjë fare. Vula ime! Po gjithë këtë vulë, që paskam mi! Duhet të zvogëloj vulën!
“Stop”-i: Ju, a jeni doktor Bledi?
Bledi Kreka,mjek: Po!
“Stop”-i: Bëhet fjalë për rastin e një ish-pacientes suaj, Rajmonda Kuka. Unë jam e afërmja e saj.
Bledi Kreka,mjek: Do vijë për konsultë!
“Stop”-i: Doku, thjesht më duhet të di, çfarë do bëjmë, se ju e keni çuar te psikiatria, sepse është rasti, që është edhe me skizofreni.
Bledi Kreka,mjek: Gjeni kartelën, që unë të them ndonjë gjë, se unë nuk di çfarë të them!/ Tv klan
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Bankat bëjnë reklama të mëdha, publicitet, ledwall-e, rekl...
Institucionet shtetërore në Shqipëri, një vend që aspiron ...
Tirana është një kaos sa i përket pastrimit. Kryeqyteti ës...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dho...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, ngriti sot shqetësimin për n...
Në një kohë që qeveria e Edi Ramës mburret me procesin e i...
Blendi Gonxhja, siç e kemi theksuar në disa shkrime, është...
Qeveria vendosi disa ditë më parë, se nga data 1 gusht der...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka nda...
Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri në një intervistë...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se kër...
Pas humbjes dërrmuese të CDU-së në zgjedhjet e Saksonisë-A...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...