Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka nën hetime, dyshohet për falsifikimin e certifikatës së COVID-it

Granit Xhaka

Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale ndaj kapitenit të Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, lidhur me dyshimet për përdorimin e një certifikate të falsifikuar për vaksinim nga COVID-19. 

Sipas raportimit të mediumit zviceran “Blick”, autoritetet po hetojnë nëse certifikata që dëshmonte vaksinimin e Xhakës ishte e rregullt apo ishte lëshuar në mënyrë të parregullt.

Rasti lidhet me një hetim ndaj një mjekeje në Luzern, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023 mbi dyshimet se ka lëshuar certifikata të vaksinimit anti-Covid në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrollit, autoritetet kishin sekuestruar materiale që tashmë janë pjesë e hetimeve.

Xhaka i ka mohuar akuzat. 

Sipas përfaqësuesit të Xhakës, Andreas Bantel, futbollisti i Sunderlandit posedon dokumentacionin nga mjekja që dëshmon se është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe 11 nëntor të vitit 2022.

Edhe Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës flet për situatën rreth Xhakës Botërori 2026 Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës flet për situatën rreth Xhakës

Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane në fillim të tetorit.

33-vjeçari pati dalë pozitiv me COVD-19 në shtator të vitit 2021.