web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe kthjellime/ Moti për ditën e sotme

19 Shtator 2026, 07:10, Sociale CNA

Vranësira dhe kthjellime/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.      

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri e lindje të territorit.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë Celsius.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë maleve kryesisht në verilindje e lindje të vendit.

Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga