AKTUALITET /

82 vite pas gjenocidit, Greqia, plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë € për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit

Shumën e caktuar e përfiton kushdo që jeton dhe punon me dokumente të rregullta në Greqi.

Shkruar nga Versus

82 vite pas gjenocidit, Greqia, plan për ripopullimin e

Pas 82 vitesh nga genocidi grek ndaj shqiptarëve të zonës së Çamërisë, qeveria greke po tenton që të luftojë fenomenin e plakjes dhe reduktimit të popullsisë duke ripopulluar zonat e banuara përgjatë kufirit me shqipërinë.

Kështu për bashkitë e Sulit, Filatit Konicës dhe Pogonit pranë Janinës, qeveria do të ofrojë një paketë financiare prej 10 mijë eurosh për familje me 50% të shumës paradhënie.

Pikërisht në këto zona të izoluara malore, banonin dikur shqiptarët e çamërisë të cilët pas Luftës së Dytë Botërore u dëbuan masivisht drejt Shqipërisë. Asokohe numri i të shpërngulurve ishte rreth 35 mijë banorë, ndërsa 5 mijë të tjerë mes të cilëve gra e fëmijë humbën jetën.

Mediat greke shkruajnë se ky program i prezantuar nga qeveria synon zbutjen e dyndjes drejt metropoleve dhe krijimin e mundësive të reja në zonat e braktisura. Aplikimet nisin në tetor.

Përfitues është kushdo që jeton dhe punon me dokumente të rregullta në Greqi, përfshirë nomadët digjitalë, pasi kushti i një parakontrate pune është hequr.

Veç brezit kufitar me Shqipërinë, projekti përfshin edhe rajone të tjera përgjatë kufijve me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Plani fillestar nisi me ripopullimin e ishullit të largët të Kastellorizos, ku Athina synon të fuqizojë pretendimet e saj sovrane dhe të sigurojë zonat vitale ekonomike detare në Mesdheun Lindor mes tensioneve me Turqinë, duke garantuar një prani të vazhdueshme civile e ushtarake. Versus.al

Poll