Kurbin/ Banesa iu shemb nga tërmeti, qytetari: Ende pa një afat për strehimin

Kurbin/ Banesa iu shemb nga tërmeti, qytetari: Ende pa një afat për strehimin

09:46, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një banor i Kurbinit prej vitesh pret të zhvendoset në banesën e re, pasi shtëpia e tij u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019 dhe u shemb.

Qytetari thotë se fillimisht u përfshi në procesin e përfitimit të banesës sociale, ndërsa më pas, pas shorteve dhe ndryshimeve në listat e përfituesve, familja e tij u caktua për një hyrje 2+1.

Ai Ankohet për vonesën e gjatë dhe thotë se ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të bëhet shpërngulja.

Sipas tij, prej vitit 2020 familja ka mbetur në pritje, ndërsa bashkia nuk i ka dhënë një zgjidhje konkrete për situatën e strehimit.

Një tjetër shqetësim është mungesa e mbështetjes për qiranë. Qytetari thotë se nuk ka përfituar bonus qiraje apo ndihmë tjetër financiare gjatë kësaj periudhe.

Pas afro shtatë vitesh nga tërmeti, ai kërkon nga institucionet një afat të qartë për përfundimin e procesit dhe marrjen e banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco