Bota

“E kemi bërë vetëm 100 herë…”/Nëna pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj!

Një nënë e martuar dhe djali i saj janë akuzuar për incest, pasi ajo pranoi se të dy kishin kryer marrëdhënie seksuale “vetëm rreth 100 herë”, bëri të ditur policia. Christina Clemens, 46 vjeçe, e kishte fshehur këtë marrëdhënie nga bashkëshorti i saj për disa vite. Sipas policisë, ajo dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj, Shane Williams, 22 vjeç, që kur ai ishte adoleshent, në banesën e tyre në Florida.

Gjithçka doli në dritë pasi Clemens telefonoi policinë dhe akuzoi Williams se e kishte sulmuar seksualisht muajin e kaluar, sipas sherifit të Polk County, Grady Judd. Duke zbuluar detaje në një video të publikuar të mërkurën, Judd tha: “Ai u zemërua sepse ajo telefonoi dhe ne e arrestuam për goditjen e nënës së tij. Oficeri i tha: ‘Shane, nuk duhet të vësh kurrë dorë mbi nënën tënde.’ “Dhe më pas ai tregoi: ‘Po të them diçka, kam kryer marrëdhënie seksuale me nënën time që kur isha 18 vjeç.’

“Prandaj e pyetëm nënën: ‘A ke kryer marrëdhënie seksuale me djalin tënd që kur ai ishte 18 vjeç?’ “Ajo tha: ‘Vetëm rreth 100 herë. Jam e qartë’– kështu na tha ajo.” Hetuesit folën me bashkëshortin e saj, i cili u tha atyre se çifti ishte “i martuar lumturisht” dhe jetonin së bashku. Kur u pyet nëse e dinte që gruaja dhe djali i saj kryenin marrëdhënie seksuale, ai tha se jo. Megjithatë, sipas policisë, ai pranoi se kishte qenë “pak dyshues” kur i kishte parë të dy duke hyrë së bashku në dhomën e gjumit dhe duke mbyllur derën me çelës. “Çfarë mund të thuash tjetër? Kjo është e neveritshme”, tha sherifi. “Dhe është e paligjshme”, shtoi ai.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.