web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Ja sa do të tregtohen nafta dhe benzina

19 Shtator 2026, 10:36, Ekonomi CNA

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Ja sa do të

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet.

Sot nafta do të shitet me 219 lekë/ litër, ndërsa benzina 195 lekë/litër.

Bordi i Transparencës në datë 19 shtator 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./ CNA





Lajmet e fundit nga