
Bordi i Transparencës u mblodh sot për të caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Duke nisur nga sot në orën 16:00, nafta do të shitet jo më shumë se 219 lekë për litër.
Benzina do të shitet jo më shumë se 195 lekë për litër duke shënuar kështu një rënie të lehtë nga niveli ku kishin arritur çmimet.
Këto çmime do jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës që u rikthye me vendim të qeverisë. Versus.al

