Bordi cakton çmimet e e reja: Nafta do shitet me 219 lekë dhe benzina me 195 lekë

Bordi cakton çmimet e e reja: Nafta do shitet me 219 lekë dhe benzina me 195 lekë

10:41, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas ringritjes së Bordit të Transparencës, me vendim qeverie më 16 shtator, këtë të shtunë u caktuan çmimet e karburanteve.

Bordi i Transparencës në datë 19 shtator 2026, vendosi:

[✅] Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

[✅] Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

[🗓️] Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tre ditë më parë, pas rritjes së lartë të çmimeve të naftës dhe benzinës qeveria miratoi vendimin për ringritjen e Bordit të Transparencës së karburanteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco