Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Vokshi tregon prapaskenat: Lidhet me konfliktin e Thaçit me Gjermaninë

18 Shtator 2026 | 22:32

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Indrit Vokshi solli një tjetër interpretim mbi atë që, sipas tij, fshihet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Vokshit, kjo nuk është thjesht një çështje e lidhur me Serbinë apo Rusinë por lidhet me Gjermaninë, duke argumentuar se ndaj liderëve të UÇK-së ka pasur prej vitesh një përpjekje për t’i larguar nga politika.

“Kjo është faza e fundit e konfliktit të Hashim Thaçit me Shërbimi Federal të Inteligjencës së Gjermanisë dhe me Gjermaninë. Kushdo që thotë se është çështje e Serbisë dhe Rusisë, sepse investitori më i madh për t’i eliminuar këta nga politika është Gjermania. Secila qeveri që ka qenë në Gjermani ka pasur një plan për t’i eliminuar nga politika krerët e UÇK-së. Në shkurt të vitit 2005, BND-ja gjermane nxjerr një raport konfidencial, ku konsideron Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Xhavit Halitin si banda kriminale dhe i merr si grup kriminal të Drenicës. Kjo është në raportet gjermane. Në nëntor të vitit 2008 arrestohen tre agjentë të shërbimit sekret gjerman nga Policia e Kosovës. Njëri prej tyre, Andreas Jakel, ju gjetën shënime mbi situatën në Kosovë dhe shënime me emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret gjerman në rrethin e brendshëm të Hashim Thaçit. Kjo del edhe në WikiLeaks, përkthehet gjithashtu në WikiLeaks. Operacioni kishte për qëllim përgjimin e krerëve të lartë të UÇK-së, për të mbledhur informacion për ta dhe për t’i inkriminuar. Dhe çfarë konkludohet më tej? Vjen raporti i Dick Martyt nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila, mund të themi, kontrollohet nga evropianët. Diçka që është harruar këtu: pas raportit të Dick Martyt kemi atë që quhet themelimi i Prokurorisë Speciale, Task Forcës së drejtuar nga Clint Williamson, i cili është prokuror amerikan i emëruar në atë kohë nga Catherine Ashton. Në vitin 2014 ai ka paraqitur një raport ku bën akuzat që janë thënë me datë 16. Pra, është raporti i prokurorit amerikan me mbështetje evropiane. Ky është udhëheqësi i grupit të hetuesve dhe konflikti vazhdon më tej, kur Hashim Thaçi deklaron në vitin 2020 se negociatat duhet të zhvendosen nga Evropa dhe të vazhdojnë në Washington. Pra, Hashim Thaçi është arrestuar nga struktura të forta dhe shumë të fuqishme, sepse i është marrë nga tavolina e Presidentit Trump. Janë struktura të fuqishme të Evropës dhe Dick Marty, në raportin e vet, thotë se ka marrë informacione nga shumë shërbime. Pra, nuk po them komplot, por një plan kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga viti 2005, nga krerët e politikës evropiane. Me çfarë sfondi? Në vitin 2005 u lançua projekti i përbashkët Rusi-Gjermani”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, tha se babai i tij, 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë...
22:07 | 18/09/2026

Peka: Gjykatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe EULEX-in, e hetuan Kosovën për 24 vite

I ftuar në emisionin Review me Greta Topjana, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka, ka analizuar ecurinë e hetimit të krimeve të luftës në Kosovë,...
21:31 | 18/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, djemtë e Thaçit, Krasniqit dhe Veselit në protestën e Prishtinës (VIDEO)

Në Prishtinë është zhvilluar dita e tretë e protestës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me gjithsej 81 vite burg të katër...
21:29 | 18/09/2026