Mancini me dorë ‘të hekurt’, rinovon Italinë! 9 debutues dhe rikthime të rëndësishme

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka publikuar listën prej 34 lojtarësh për katër ndeshjet e ardhshme të Nations League, duke sjellë disa risi të rëndësishme.
Plot 9 futbollistë marrin për herë të parë ftesën me kombëtaren A: Pessina, Ghilardi, Kayode, Kouadio, Romano, Doumbia, Sebastiano Esposito, Vergara dhe Zoma.
Në listë rikthehen edhe Nicolò Zaniolo dhe Nicolò Fagioli, të cilët mungonin që nga tetori 2024, ndërsa Rolando Mandragora rikthehet pas më shumë se pesë vitesh.
Italia do të luajë katër ndeshje në vetëm 11 ditë: Belgjikën, Turqinë, Francën dhe sërish Turqinë.
Mancini kërkon të ndërthurë eksperiencën e emrave si Donnarumma, Bastoni, Barella, Tonali e Dimarco me energjinë e brezit të ri.
Lista e plotë e Italisë
Portierë:
Marco Carnesecchi, Gianluigi Donnarumma, Massimo Pessina, Guglielmo Vicario.
Mbrojtës:
Honest Ahanor, Alessandro Bastoni, Riccardo Calafiori, Diego Coppola, Giovanni Di Lorenzo, Federico Dimarco, Daniele Ghilardi, Michael Kayode, Eddy Kouadio, Gianluca Mancini, Giorgio Scalvini.
Mesfushorë:
Nicolò Barella, Bryan Cristante, Issa Doumbia, Nicolò Fagioli, Davide Frattesi, Rolando Mandragora, Alessandro Romano, Sandro Tonali.
Sulmues:
Nicolò Cambiaghi, Francesco Pio Esposito, Sebastiano Esposito, Samuele Inacio, Moise Kean, Daniel Maldini, Giacomo Raspadori, Gianluca Scamacca, Antonio Vergara, Nicolò Zaniolo, Mohamed Alì Zoma.





