Maran shpall listën e Kombëtares për Nations League, mungon Broja! Kush janë dy debutuesit e rinj

19 Shtator 2026 | 11:38

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për katër ndeshjet e para të UEFA Nations League, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon, me këtë të fundit në dy takime.

Në listën e Maran bien në sy mungesa e Armando Brojës, ndërsa trajneri ka përfshirë dy lojtarë të rinj që marrin për herë të parë ftesën me ekipin kombëtar: mbrojtësin Samuele Sina dhe mesfushorin Sabah Kerjota.

Sina aktivizohet te Union Brescia, ndërsa Kerjota është pjesë e Hearts. Dy lojtarët do të kenë mundësinë të bëjnë debutimin e tyre me fanellën kuqezi në ndeshjet e Nations League.

Ndërkohë bie në sy dhe rikthimi i Etrit Berishës.

Në skuadër rikthehen pas dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Gjithashtu, pjesë e grupit është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet në Kombëtare.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj, Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin të hënën, më 21 shtator, me skuadrën që do të zhvillojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria do ta nisë aventurën e saj në Nations League me sfidat ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos, ndërsa më pas do të vijojnë përballjet e tjera të grupit ndaj Finlandës dhe San Marinos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis

Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të nënshkrues i Marrëveshjeve Artemis, një nismë ndërkombëtare e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit për bashkëpunimin...
09:47 | 19/09/2026

Sërish “përqafim dhe dashuri” mes Zelensky dhe Vuçiçit: Diskutuam integrimin në BE dhe sulmet ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të Samitit të Tetëshes së Karpateve. Përmes një postimi...
09:20 | 19/09/2026

SHBA “merr” Groenlandën, Trump arrin marrëveshje me Danimarkën: Do jetë në sigurinë tonë

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e mirëpriti marrëveshjen, duke thënë se ajo ishte “në dobi të të gjithëve ne” dhe se do të “siguronte dhe...
08:20 | 19/09/2026