Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.
I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Selaudin Zorba”.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku mbeti i dëmtuar lehtë një shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se rreth orës 03:30, në rrugën “Selaudin Zorba”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. Xh., 45 vjeç, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
45-vjeçari, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë në afërsi të vendit të ngjarjes ndodhej shtetasi M. G., 37 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net
Trafik heroine dhe kokaine në Francë/ Goditet sërish rrjeti ‘Ronaldo’ i shqiptarëve
U kap me pistoletë, gjykata vendos ‘Arrest shtëpie’ për Adi Gjebeshin. ‘Arma u gjend në dhomën e punonjësve të hotelit…’
Vdekja e bashkëshortes së Alban Hoxhës pas lindjes, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve