
Tiranë- Një tragjedi brenda familjes ka ndodhur brenda një apartamenti në zonën e Zogut të Zi ku burri vrau me thikë gruan e tij.
Mësohet se autori Hysni Patushi, 68 vjeç ka qenë në gjendje të dehur dhe është përplasur verbalisht me gruan e tij Lumturie Patushin, 58 vjeçe. Pas këtij sherri, e ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Viktima ndërroi jetë në spital. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje po punon për arrestimin e autorit. Ka qenë nipi i mitur 14 vjeçar ai i cili ka parë ngjarjen e rëndë dhe ka njoftuar policinë. Versus.al

