Kronikë
Detaje tronditëse nga vrasja në Tiranë, të pranishëm në momentin e krimit edhe nipërit e mitur dhe dhëndri

Ilustrim · Vizion Plus
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të shtune.
Hysni Patushi ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Lumturie Patushi.
Kjo e fundit u transportua në spital pas ngjarjes, por goditja rezultoi fatale, ku ka humbur jetën.
Prezent në banesë në momentin e krimit kanë qenë edhe nipi i mitur i çiftit si dhe dhëndri i tyre. Ky i fundit, është shoqëruar në polici, ku po merren në pyetje nga efektivët në lidhje me rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.




