Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat

19 Shtator 2026 | 12:24

Dalojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar në Tiranë, ku gruaja Lumturie Patushi dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Hysni Patushi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Në kuadër të operacionit për kapjen e tij, janë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Dyshohet se prezent ka qenë dhe nipi 14-vjeçar.

Policia pritet të japë më shumë detaje për rrethanat e krimit dhe dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Tiranë, burri dyshohet se vrau bashkëshorten me thikë

Detaje të reja kanë dalë nga raportimi i fundit për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...
12:14 | 19/09/2026

Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur...
12:04 | 19/09/2026

Jep dorëheqejen kreu i Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, pas kritikave për mankininin e Çerçiz Topullit në muze

Florian Hysi nuk do të jetë më në krye të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër. Ai ka vendosur të largohet nga detyra, pas reagimit...
12:03 | 19/09/2026