LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krim brenda familjes në Tiranë/ I moshuari godet me thikë gruan, 58-vjeçarja ndërron jetë në spital. Autori kapet pas disa orësh arrati (EMRAT+ VIDEO)

• Krim në familje në Tiranë. • Një grua me emrin Lumturie Patushi është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj Hysni Patushi në Tiranë. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. • Dyshohet se pas një konflikti në banesë 68-vjeçari ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij 58 vjeçe. • Gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve. • Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar dhe dhëndëri i tyre, i cili është shoqëruar në Polici. • Pas krimit, Patushi është larguar nga vendngjarja për disa orë dhe më pas është arrestuar nga policia. • Para autoriteteve, Patushi ka rrëfyer se kishin konflikte me bashkëshorten herë pas here, pasi ajo qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre. • Sipas dëshmisë së tij, Patushi i kishte kërkuar gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. • Ai thotë se paraditen e sotme, e kishte marrë në telefon dhe gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u dhe ku 68-vjeçari ka shkuar te shtëpia e vajzës e ka gjetur aty. • Patushi thotë me tej se në debat e sipër e ka goditur me thikë në zemër. 

6 artikuj për këtë temë.

10 ORE ME PARE

"Kishim konflikte herë pas here"/ Vrau me thikë gruan, flet  68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës, i kërkoja të vinte në banesën tonë

Krim brenda familjes në Tiranë/ I moshuari godet me thikë gruan,
Hysni Patushi

TIRANË- 68-vjeçari, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Para autoriteteve, Hysni Patushi ka rrëfyer se kishin konflikte me bashkëshorten herë pas here, pasi ajo qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre. 

Sipas dëshmisë së tij, Patushi i kishte kërkuar gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Ai thotë se paraditen e sotme, e kishte marrë në telefon dhe gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u dhe ku 68-vjeçari ka shkuar te shtëpia e vajzës e ka gjetur aty. Patushi thotë me tej se në debat e sipër e ka goditur me thikë në zemër. 

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Pas goditjes me thikë, gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar dhe dhëndëri i tyre, i cili është shoqëruar në Polici. Pas krimit, Patushi është larguar nga vendngjarja për disa orë dhe më pas është arrestuar nga policia./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Vrau gruan me thikë brenda në banesë, del fotoja e 68-vjeçarit

Krim brenda familjes në Tiranë/ I moshuari godet me thikë gruan,
Hysni Patushi

TIRANË- Hysni Patushi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Ngjarja është raportuar rreth orës 10:20, pasi policia është njoftuar për një plagosje me mjet prerës brenda familjes.

Në banesë mbërriti menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore, por konstatoi se Lumturie Patushi kishte ndërruar jetë. Sipas të dhënave paraprake, 58-vjeçarja kishte marrë një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit. Pas ngjarjes, Hysni Patushi u largua nga banesa, ndërsa më vonë u dorëzua në polici./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Vrau gruan me thikë, dorëzohet në polici Hysni Patushi

Krim brenda familjes në Tiranë/ I moshuari godet me thikë gruan,

TIRANË- Hysni Patushi është dorëzuar në polici pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur probleme edhe më herët.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin dy të mitur dhe dhëndri i çiftit, i cili jetonte në të njëjtën banesë. Ata janë marrë në pyetje nga policia për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit. Lumturie Patushi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Krimi brenda familjes, policia jep detajet: Autori në kërkim

Krim brenda familjes në Tiranë/ I moshuari godet me thikë gruan,
Policia

TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja për krimin e rëndë të ndodhur në rrugën “Panorama” në Tiranë, ku një 68-vjeçar dyshohet se ka vrarë me mjet prerës bashkëshorten e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, pas një konflikti në banesë.

Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve ka humbur jetën. Pas ngjarjes, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

14 ORE ME PARE

EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar

Krim brenda familjes në Tiranë/ I moshuari godet me thikë gruan,
Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin në familje në Tiranë. Mësohet se Hysni Patushi dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në një kompleks banimi në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas shkollës “Harry Fultz”, ndërsa në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar. Lumturie Patushi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe dhëndrin e autorit. 

Pas ngjarjes, Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivit të krimit./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Krim në familje/ Burri godet me thikë gruan, humb jetën në spital për shkak të plagëve

Krim brenda familjes në Tiranë/ I moshuari godet me thikë gruan,
Policia

TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pranë zonës së Harry Fultz. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Forcat e policisë po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./Dosja.al

lumturie patushi hysni patushi krim ne familje

Sondazh

Poll

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën