web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha zbulon emrat: Ramën e kontrollojnë 3 persona

19 Shtator 2026, 12:42, Politikë CNA

Berisha zbulon emrat: Ramën e kontrollojnë 3 persona

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me ndjekësit ka deklaruar se tre janë personat që kontrollojnë kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, tre personat janë Belinda Balluku, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

“Personat që kontrollojnë sot Ramën janë 3, Lubi Balluku, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Të paktën minimumi 60-70% të krimeve janë të porositura nga Edi Rama. Lubi Balluku është notere ose bashkautore në të gjitha vjedhjet që Rama ka bërë që kur është bërë kryetar bashkie dhe atë e ka vendosur shefe kabineti deri sot.

Nuk mund të shkarkohej sistemi TIMS me arkivën totale të kriminalitetit dhe të dhënat e qindra milionë njerëzve të eksportohej në duart e krimit dhe të mos u hynte gjemb në këmbë. U bë me urdhër të padrinos. Vetëm ai mund të jepte një urdhër të tillë. Ai ishte urdhër direkt i Edi Ramës. Pra, në këtë kuadër është Rama ai që kontrollon SPAK-un, nuk është asnjë prej këtyre, po Rama po.

Merr dosjen Aruba. Është takim kriminal trepalësh trafikantët e drogës, ndërtuesit shqiptarë dhe qeveritarët. Urdhër-arreste janë lëshuar për ndërtuesit trafikantë dhe asnjë fjalë për qeveritarët. Kjo tregon kontroll absolut dhe e bën SPAK-un ortak me narkoshtetin”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga