Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit, drejtuesi i Agjencisë dorëhiqet

    Krim në familje në Tiranë, burri godet me thikë bashkëshorten dhe arratiset

    Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit, drejtuesi i Agjencisë dorëhiqet
    Aktualitet

    Pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit, drejtuesi i Agjencisë dorëhiqet

    September 19, 2026

    Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas polemikave që shkaktoi mënyra e ekspozimit të veshjeve dhe armëve të Çerçiz Topullit në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës.

    Dorëheqja i është paraqitur kryebashkiakut Flamur Golemi. Vendimi vjen pas kritikave të shumta në rrjetet sociale për manekinin me të cilin u ekspozuan reliket e heroit kombëtar. Manekini u cilësua nga kritikët si i papërshtatshëm për paraqitjen e figurës së Çerçiz Topullit.

    Në deklaratën e tij, Hysi thotë se merr përgjegjësinë për atë që e quan “gabim”, duke theksuar se ai tashmë është korrigjuar.

    “Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj. E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.”

    Hysi shprehet se dorëheqja nuk përbën heqje dorë nga puna për trashëgiminë kulturore të qytetit.

    “Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh. Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin!”

    Ai shton se do të vijojë ta mbështesë Gjirokastrën dhe trashëgiminë e saj.

    “Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës. Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare, në çdo formë që do të më jepet mundësia. Ne u përpoqëm atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do t’a lëmë të flasë vetë”, thotë Hysi.

    Ndërkohë, manekini që shkaktoi reagimet është hequr dhe veshjet e Çerçiz Topullit tashmë janë vendosur në një manekin pa fytyrë.

    Në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës janë ekspozuar veshja origjinale e Çerçiz Topullit, brezi dhe armët që ai ka përdorur gjatë veprimtarisë së tij patriotike. Reliket u ekspozuan në kuadër të 90-vjetorit të kthimit të eshtrave të tij në Gjirokastër. Më 15 shtator 1936, eshtrat e Çerçiz Topullit u sollën nga Shkodra për t’u prehur në vendlindje.

    Ekspozimi tërhoqi vëmendjen e vizitorëve shqiptarë dhe të huaj, por në qendër të debatit publik u vendos mënyra e paraqitjes së veshjeve përmes manekinit.

    Gazetari Mentor Kikia kërkoi heqjen e tij, duke e cilësuar si “dordolec”.

    “Manekini, të cilit i kanë veshur rrobat që mbante heroi, ka tërhequr vëmendjen për shkak se kuratorët janë përpjekur t’i japin pamjen e një shtatoreje bashkë me imazhin që i ngjan disi heroit. Në fakt, nuk kanë krijuar as një shtatore dhe as thjesht një manekin, por një “personazh” qesharak, që mban veshjen, dylbitë dhe pushkën e heroit”, shkroi Kikia.

    Çerçiz Topulli ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe një nga figurat e njohura të lëvizjes për autonominë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Ai drejtoi një prej çetave patriotike në jug të vendit dhe lidhet veçanërisht me betejën e Mashkullorës, më 18 mars 1908.

    Në qendrën historike të Gjirokastrës ndodhet edhe monumenti i tij, ndërsa një nga sheshet e qytetit mban emrin “Çerçiz Topulli”.

    Cerciz Topulli drejtuesi i agjencise manekin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit, drejtuesi i Agjencisë dorëhiqet

    September 19, 2026

    Krim në familje në Tiranë, burri godet me thikë bashkëshorten dhe arratiset

    September 19, 2026

    Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve

    September 19, 2026

    Pronat në Fier/ Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, zbardhen detajet e hetimit

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.