Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau bashkëshorten në sy të nipit të mitur, Policia jep detaje: 68-vjeçari arratiset nga ngjarja (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Vrau bashkëshorten në sy të nipit të mitur, Policia jep
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në një familje në kryeqytet. Policia ka bërë të ditur se shtetasi Hysni Patushi, 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës gruan e tij, shtetasen Lumturie Patushi, 58 vjeçe.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet pas një konflikti të ndodhur në banesë. Pas ngjarjes, 68-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në kuadër të operacionit për kapjen e tij, policia ka ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Por ajo që e bënë ngjarjen edhe më të rëndë është se dyshohet se krimi ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese