Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama vizitë disaditore në SHBA, zbardhet agjenda: Kryeministri merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Shkruar nga Newsbomb
Rama vizitë disaditore në SHBA, zbardhet agjenda: Kryeministri merr
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë së shpejti një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës, Rama do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar. Në Nju Jork, kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim.

Gjithashtu në agjendë parashikohet pjesëmarrja e Kryeministrit në pritje zyrtare dhe aktivitete të nivelit të lartë, si dhe zhvillimin e takimeve me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese