Krim në familje/ I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka rrëzuar kërkesën e Tiranës për konvertimin e dënimit për zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë. Vendimi i marrë më 11 maj 2026 mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të tij.

TIRANE - Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, pas shqyrtimit të kërkesës së klubit dhe komunikimit zyrtar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka marrë vendimin se në rrethanat konkrete nuk ishte i përshtatshëm konvertimi i masës disiplinore në gjobë. Vendimi është përfundimtar dhe i paapelueshëm.
“Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, pasi mori në shqyrtim kërkesën e KF Tirana për konvertimin e dënimit për zhvillimin e ndeshjes pa spektatorë,
Vëren se: Me vendimin nr. 45, datë 11.05.2026, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur ndaj KF Tirana masën disiplinore të zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë.
Më datë 18.09.2026, KF Tirana ka paraqitur kërkesë për konvertimin e masës disiplinore, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Në bazë të nenit 75 të KDE, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë mund të konvertohet me gjobë, pas shlyerjes së gjysmës së dënimit dhe me kërkesë të palës së interesuar.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës
Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga KF Tirana, dokumentacionin bashkëlidhur saj, komunikimin zyrtar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nga i cili rezulton se, për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion nga momenti i njoftimit për zhvillimin e ndeshjes, Policia e Shtetit e ka pasur objektivisht të pamundur planifikimin dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së saj, si diskutoi çështjen në tërësi, duke u bazuar në nenin 75 dhe vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, Komisioni vlerëson se në rrethanat konkrete nuk është e përshtatshme konvertimi i masës disiplinore të vendosur. Për këto arsye,
VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin e masës disiplinore të zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë, të vendosur me Vendimin nr. 45, datë 11.05.2026
Masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjes pa spektatorë mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të vendimit përkatës.
Ky vendim është përfundimtar dhe i paapelueshëm, në përputhje me nenin 75/4 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
B.T (Dosja.al)
AUSTRI - Me një xhiro prej 1 minutë e 27.917 sekondash, Jorge Martin mori pozicionin e parë në garën për Çmimin e Madh t&...
SHKODER - Sipas raportimeve nga mediat lokale, thuhet se presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, nuk ka duruar më pas humbjes 0-2 ndaj Teutës, dh...
ITALI - Ndeshja e ligës së madhe midis Romës dhe Interit, e planifikuar për në orën 18:00 ditën e sotme në Stadio Olim...
ANGLI - Derbi më i madh në futbollin anglez është rikthyer pas një ndërprerjeje 14-vjeçare. Londra është në...
SPANJE - José Mourinho i ka befasuar të gjithë në Valdebebas, duke instaluar një ekran gjigant në fushat 1 dhe 2, ku stër...
KOLUMBI - Pasiguria rreth të ardhmes së fanellës me numrin 10 për ekipin kombëtar kolumbian ka filluar të sqarohet. Pasi u konf...
TIRANE - Para pak minutash, trajneri i Kombëtares Rolando Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për 4 deshjet e radhës...
SPANJE - Raphinha analizoi situatën aktuale te Barcelona në radion RAC1. Braziliani deklaroi se fillimi i shkëlqyer i sezonit nuk e ka habitur ...
TIRANE - Rolando Maran ka publikuar listën e Kombëtares shqiptare për katër ndeshjet e Nations League ndaj Bjellorusisë, San Marinos ...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e p...