Gjermanët “eksplorojnë” Gjirokastrën, motoçiklistët vlerësojnë natyrën si dhe kulinarinë tradicionale

Në këtë fillimvjeshte Gjirokastra vazhdon të tërheqë grupe motoçiklistësh,të cilët përshkojnë me mjetet vlerat natyrore dhe monumentet e kulturës. 20 motoristë nga Gjermania vizituan qytetin e gurtë dhe rrethinat duke realizuar ture jashtë rruge në kalldrëmet e gurta,intineraret dhe shtigjet malorë.
“Është një vend shumë i bukur, veçanërisht për ne motoçiklistët është tërheqës dhe me shumë mundësi për të përshkuar rrugët dhe intinerarët malorë. Këtu në Gjirokastër qyteti dhe njerëzit janë mikpritës,është kënaqësi të qëndrosh këtu”
Tërheqës për ta është udhëtimi me motoçikleta në zonat rurale ku shijojnë peizazhin tërheqës apo gatimet tradicionale.
“ Po kënaqemi shumë,ndërsa natyra,mikpritja,traditat e këtushme janë me të vërtetë të veçanta, mes të tjerash do të shtoja edhe shijen mjaft të mirë të kulinarisë tradicionale,ne e vizitojmë vendin tuaj dy herë në vit dhe mendoj të rikthehemi sërisht për të zbuluar shpirtin e Shqipërisë dhe padyshim vlerat e banorëve të këtushëm”
Mbërritja e turistëve me motoçikleta në Gjirokastër ka qenë një prej veçantive të sezonit veror. Qyteti i gurtë edhe në këto ditë vjeshte vazhdon të mirëpresë të apasionuarit e motoçiklizmit nga vende të ndryshme. Turizmi i aventurës me turet dhe intinerarët interesantë që ofron zona e Gjirokastrës,tërheq një numër të lartë vizitorësh dhe turistë.




