E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KQZ pret Kuvendin për zgjedhjet, Celibashi: Duhet të kishte përfunduar reforma territoriale dhe ajo zgjedhore   

Ilustrim · Vizion Plus

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pret vendimin e parlamentit për Reformën Territoriale e Reformën Zgjedhore për të nisur punën për organizimin e zgjedhjeve vendore që sipas Kodit Electoral do të zhvillohen në një prej të dielave, brenda periudhës që shtrihet nga 15 prilli deri në 15 maj.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një intervistë për Vizion Plus vë në dukje se cdo vonesë në miratimin e ëktyre reformave vendos në vështirësi KQZ në procesin e organizimit të zgjedhjeve.

“Normalisht do të duhej të kishin përfunduar si reforma territoriale, ashtu edhe reforma zgjedhore. Po tani jemi në këtë situatë dhe çdo koment që do të mund të bënim nuk do të kishte ndonjë vlerë praktike. E vendos KQZ-në në vështirësi për aspekte të ndryshme të organizimit të përgatitjes së zgjedhjeve në të dyja rastet; edhe nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të minutës së fundit, po ashtu edhe nëse reforma territoriale do të kalojë, që tashmë është në minutën e fundit“, tha Celibashi.

Celibashi sjell në vëmendje se çdo ndryshim i vonuar në kohë vendos në vështirësi edhe qytetarët.

“Zgjedhësit duhet të kenë qartësi, kohë përpara zhvillimit të zgjedhjeve mbi rregullat e zhvillimit të zgjedhjeve dhe më shumë akoma mbi atë se për kë do të votojnë. Por jemi në këtë situate, dhe në pikëpamjen institucionale, KQZ-ja nuk është në pozitë që të japë gjykime dhe komente për sjelljen e politikës apo të Kuvendit, apo të dyja së bashku“, shtoi Celibashi.

Pasi Parlamenti të miratojë reformën territoriale në datën 8 tetor, i hapet rruga Presidentit të Republikës që të dekretojë datën e zgjehdjeve në 46 bashkitë e vendit.

Sipas Kodit Zgjedhor kryetari i shtetit ka afat deri në datën 7 nëntor për të shpallur datën e zgjedhjeve lokale. Dhe pas këtij momenti vihet në lëvizje i gjithë mekanizmi për përgatitjen e garës elektorale për 46 bashkitë e vendit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.