Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës

19 Shtator 2026 | 14:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikim në rrjetin social këtë të shtunë me qytetarë, ka folur sërish për vendimi e Gjykatës  së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar vendimin si ndër më të rëndat për shqiptarët, ndërsa theksoi se asgjë nuk mund ta zbehë apo nxijë luftën çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ndonëse drejtësia duhet të dënojë krimet konkrete, argumenti i linjave të komandimit i përdorur nga gjykata është i paqëndrueshëm për një lëvizje guerile si UÇK-ja. Ai e cilësoi të papranueshme që çlirimtarët e Kosovës të marrin dënime më të rënda se arkitektët e gjenocidit dhe Operacionit “Patkoi”.

“Ish-udhëheqja politike e UÇK dhe Kosovës mori nga Gjykata e Dhomave të Specializuara verdikte ndër më të rëndat. Duhet të sqarohemi, asnjeri dhe askush nuk mund të jetë kundër dënimit të krimeve konkrete, vrasjeve konkrete, akteve të tjera.

Por në këtë rast, duhet të jemi të hapur, nga ai lexim i vendimit të shkurtuar nga gjykatësi Çarls Smith, krijohet përshtypja se të akuzuarit u dënuan për linja komandimi dhe kjo natyrisht është absolutisht e paqëndrueshme në rast se ajo nuk është e faktuar me dokumente.

Përfaqësuesit e saj në Tiranë, z. Thaçi, z. Krasniqi kanë qenë pa dyshim figurat kryesore, por distanca me terrenin ishte shumë e madhe.

Ndaj, përveç kësaj, shqiptarët e kanë shumë të vështirë të imagjinojnë që arkitektët e Operacionit famëzi Patkoi, operacionit të spastrimit masiv etnik dhe të gjenocidit në Kosovë, të marrin dënime shumë më të lehta se sa çlirimtarët e Kosovës.

Në qoftë se Serbia e ngriti në Beograd, Kroacia në Zagreb, kjo gjykatë e Kosovës u ngrit në Hagë për një motiv, për shkak të vrasjes së dëshmitarëve. Kjo është e vërteta. Dhe gjykata nuk mund të mos ngrihej.

Gjykata u ngrit edhe për një arsye të dytë, në mënyrë që tribunali për ish-Jugosllavinë të mos aplikohej më tutje në rastin e Kosovës.

Pra, nuk është një akt i paprecedent, secili nga vendet, por problemi është se Kosova ishte e pushtuar, Kosova ishte viktimë e një agresioni barbar, e një pushtimi barbar. Nuk mund të akuzosh tjetrin se ka ngritur institucionin e zbulimit. Të akuzosh se ka marrë në pyetje. Po cila ushtri në luftë, cila lëvizje guerile në luftë nuk merr në pyetje?

Pra, shumë elementë që dëgjuam nga vendimi i shkurtuar, vendimin e gjatë nuk e kam parë, ishin larg në vlerësimin tonë justifikimit të atyre dënimeve që dëgjuam”, ka deklaruar Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Raportet e ADN-së për varrezat masive në veri lidhen me “Grupin e Intelektualëve”

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për një vizitë në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka...
14:30 | 19/09/2026

U dënuan nga Gjykata e Hagës, Veliaj propozon shpalljen “Qytetarë Nderi” për katër ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar këtë të shtunë nga qelia për sa i përket vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve...
14:18 | 19/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Vokshi tregon prapaskenat: Lidhet me konfliktin e Thaçit me Gjermaninë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Indrit Vokshi solli një tjetër interpretim mbi atë që, sipas tij, fshihet pas dënimit të ish-krerëve të...
22:32 | 18/09/2026