Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Laçit. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Të dy të rinjtë dyshohet se ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit. Ata janë lokalizuar dhe ndaluar në lagjen nr. 6, Laç, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, të ndarë në 80 doza të gatshme për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit siguronin lëndën narkotike dhe më pas e ndanin në doza, me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe katër aparate celulare.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”.
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Shpërndanin kokainë në qytetin e Laçit, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar këta shtetas në lagjen nr. 6, Laç, ku, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 80 doza, të gatshme për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas siguronin lëndën narkotike kokainë dhe më pas e ndanin në doza, me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme
