Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ko*ainë e ndarë në 80 doza për shitje në Laç, arrestohen dy të rinj

    Gjykata e Lartë e la në burg, Veliaj reagon pas 4 ditësh: Grusht institucional ndaj demokracisë vendore

    26 ushtarakë nisin kursin 3-mujor të anglishtes, përgatiten për misionet me NATO-n

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjykata e Lartë e la në burg, Veliaj reagon pas 4 ditësh: Grusht institucional ndaj demokracisë vendore
    Politike

    Gjykata e Lartë e la në burg, Veliaj reagon pas 4 ditësh: Grusht institucional ndaj demokracisë vendore

    September 19, 2026

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

    Në një reagim të publikuar katër ditë pas vendimit, Veliaj thotë se prej 19 muajsh ndodhet në izolim dhe nuk ka mundësi të ushtrojë mandatin si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    “Po bëj 19 muaj në izolim. Nëntëmbëdhjetë muaj pa mundësinë reale për të ushtruar mandatin kushtetues që më kanë besuar qytetarët e Tiranës me një rekord historik votash. Vetëm pak ditë më parë u mor një tjetër vendim gjyqësor që ishte një grusht institucional ndaj demokracisë vendore”, u shpreh Veliaj.

    Gjykata e Lartë, më 15 shtator, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Veliajt. Vendimi u mor nga Kolegji Penal në Dhomë Këshillimi, pas shqyrtimit të rekursit të paraqitur nga mbrojtja e kryebashkiakut.

    Çështja ishte rikthyer në Gjykatën e Lartë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte kërkuar rishqyrtimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë.

    Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij vijon procesi gjyqësor. SPAK e akuzon për 13 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë, shpërdorimin e detyrës dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg. Veliaj i ka mohuar akuzat.

    Reagimi i tij për vendimin e Gjykatës së Lartë erdhi në të njëjtën ditë kur ai propozoi që katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

    Për vendimin ndaj tij, Veliaj e cilësoi atë si goditje ndaj demokracisë vendore, ndërsa Gjykata e Lartë ka argumentuar në vendimin e saj publik vetëm se ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm.

    Erion Veliaj gjykata e larte reagim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ko*ainë e ndarë në 80 doza për shitje në Laç, arrestohen dy të rinj

    September 19, 2026

    Gjykata e Lartë e la në burg, Veliaj reagon pas 4 ditësh: Grusht institucional ndaj demokracisë vendore

    September 19, 2026

    26 ushtarakë nisin kursin 3-mujor të anglishtes, përgatiten për misionet me NATO-n

    September 19, 2026

    Rama drejt Nju Jorkut, sytë te fjalimi në OKB pas vendimit për Thaçin dhe 3 ish-krerët e UÇK-së

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.