Shpërthime të fuqishme dhe tym mbi Riad, rebelët Huthit godasin pranë aeroportit të kryeqytetit saudit
Flaka dhe një re e madhe tymi të zi u ngritën në qiell nga një zonë pranë aeroportit të Riadit, thanë dëshmitarët okularë për AFP dhe Reuters.
Ndërkohë, mbrëmë, banorët e kryeqytetit të Arabisë Saudite u zgjuan nga tingulli i sirenave që paralajmëronin për rrezikun e një sulmi ajror, ndërsa pak kohë më vonë u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme.
Kjo ishte hera e parë që shpërthime janë raportuar në Riad që nga rinisja e luftimeve me rebelët shiitë Huthit në Jemen.
Kohët e fundit, Arabia Saudite ka qenë cak i sulmeve në rritje nga luftëtarët pro-iranianë të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit fqinj dhe kohët e fundit kanë pushtuar zona në bregdetin perëndimor të vendit, në Detin e Kuq, duke i shtyrë forcat e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila mbështetet nga një koalicion i udhëhequr nga Riadi.
Megjithatë, sulmet e Houthi-ve ndaj Arabisë Saudite deri më tani kanë synuar kryesisht objektet e naftës dhe bazat ushtarake në jug ose përgjatë bregdetit të Detit të Kuq – larg Riadit, i cili nuk ishte kërcënuar nga rifillimi i armiqësive në korrik.
Dy dronë të paidentifikuar shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë, alarm në Kishinau
I akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
Sulmet ruse vrasin 11 persona dhe plagosin dhjetëra të tjerë gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë
- 14:59 Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, regjistrohen dy viktima
- 14:37 Shpërndanin lëndë narkotike të ndara në doza në qytetin e Laçit, arrestohen dy persona
- 14:30 Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
- 14:18 U dënuan nga Gjykata e Hagës, Veliaj propozon shpalljen “Qytetarë Nderi” për katër ish-krerët e UÇK-së
- 14:00 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës
- 13:55 Dy dronë të paidentifikuar shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë, alarm në Kishinau