Mungesa e Jasir Asanit në listën e Kombëtares për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve ishte një nga vendimet më të papritura të trajnerit Maran.
Futbollisti kuqezi duket se nuk e ka pritur mirë lënien jashtë listës me 29 lojtarë dhe ka reaguar në rrjetet sociale përmes dy postimeve me tone ironike.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkroi Asani, duke lënë të kuptohet se vendimi i stafit teknik nuk është pritur mirë prej tij./Versus.al

