Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati ne qytetin e ri ne Bulqizë duke shkaktuar momente paniku mes banorëve.
Sipas informacioneve paraprake, në banesë jeton një person me aftësi të kufizuara dhe është nxjerr jashtë nga komshinjtë .
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
© SYRI.net