FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar

FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar

15:07, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën paraditen e kësaj të shtune, ku një 63-vjeçar ka vrarë me mjet prerës bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre. Autori i dyshuar, Hysni Patushi, u largua menjëherë nga vendngjarja pas krimit, por u lokalizua dhe u prangos nga forcat e policisë gjatë kërkimeve në zonën e Kamzës.

Autori ishte arrestuar edhe në 2017 për dhunë në familje.

Viktimë e sulmit mbeti Lumturie Patushi, e cila mori plagë të rënda nga goditja me thikë dhe, pavarësisht ndërhyrjes për t’i dhënë ndihmë, nuk mundi të mbijetonte.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana mjaft tronditëse, pasi krimi është kryer në prani të dy nipërve të mitur të çiftit dhe dhëndrit të tyre, të cilët ndodheshin në banesë në ato momente.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet e policisë nisën menjëherë kontrollet intensive në terren, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e 63-vjeçarit në Kamëz.

Motivet e plota të ngjarjes mbeten ende të pazbardhura zyrtarisht, por dyshohet se 63-vjeçari ndodhej në gjendje të dehur në momentin kur kreu krimin. Gjithashtu, sipas raportimeve, dy bashkëshortët kanë pasur edhe më parë mosmarrëveshje dhe konflikte të vazhdueshme mes tyre.

Image

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco