• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Historia shqiptare përmes AI, Xhulio Vasiu kthen kujtimet dhe traditat në filma vizatimorë për fëmijë

by Lajm Lajm
September 19, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Historia shqiptare përmes AI, Xhulio Vasiu kthen kujtimet dhe traditat në filma vizatimorë për fëmijë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 21 vitesh në Kanada, Xhulio Vasiu nuk i kishte harruar kujtimet e fëmijërisë së tij në Lushnjë.

Dëshira për t’ia treguar nipit, Anxhelos, se si kishte qenë jeta e tij në fshat, e shtyu 35-vjeçarin të krijonte me inteligjencë artificiale disa video të shkurtra.

Ato nisën si një histori familjare, vetëm për nipin. Por reagimi i Anxhelos i dha Xhulios idenë për t’i ndarë edhe me të tjerët. Hapi një faqe në Instagram dhe videot nisën të merrnin me shpejtësi mijëra shikime e reagime.

“Në Shqipëri vura re se shumë fëmijë nuk kanë mundësi të shohin filma vizatimorë për jetën e fshatit apo për traditat shqiptare. Në fillim bëra disa video vetëm për t’ia treguar nipit tim. Më pas i hodha në Instagram dhe ato morën vrull. Nëse shikoni videot e fundit, shtëpia e Anxhelos në fshat është në fakt shtëpia ime. Këto janë lulet, kjo është lagjja ku jam rritur dhe kjo është fëmijëria ime, që e kam kaluar edhe te dajat në fshat. Në njëfarë mënyre, unë jam Anxhelo në jetën reale, edhe pse personazhi mban emrin e nipit tim”, u shpreh Anxhelo.

Por ndërsa ndjekësit kërkonin gjithnjë e më shumë video, Xhulio vendosi të bënte një hap tjetër: faqja të mos ishte vetëm argëtuese, por edhe edukuese.

Historinë shqiptare, Xhulio Vasiu po përpiqet t’ua tregojë ndryshe të rriturve dhe fëmijëve: përmes filmave vizatimorë të realizuar me inteligjencë artificiale. Ajo që nisi si një mënyrë për të argëtuar nipin e tij, Anxhelon, sot është kthyer në një faqe që ka bërë për vete mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Por rrëfimi i historisë kërkon përgjegjësi, e para se Xhulio të nisë ndërtimin e imazheve, atij i duhet të mësojë për të shkuarën.

“Para se të filloj një video, së pari lexoj për historinë dhe vetëm më pas nis ndërtimin e skenave”, thotë Anxhelo.

Çdo personazh, ambient dhe lëvizje ndërtohet hap pas hapi, derisa historia të marrë formën e një filmi të shkurtër vizatimor, ku realizimi i një videoje 1-minutëshe kërkon 2 orë punë intensive. Në planet e së ardhmes, Xhulio ka vetëm një qëllim: të krijojë një website të dedikuar vetëm për fëmijët, që tregon në mënyrë të thjeshtë historinë e trojeve shqiptare.

Tags: historia shqiptareIA
Previous Post

Flakët përpijnë banesën në Bulqizë, bllokohet brenda personi me aftësi të kufizuara

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Historia shqiptare përmes AI, Xhulio Vasiu kthen kujtimet dhe traditat në filma vizatimorë për fëmijë

Historia shqiptare përmes AI, Xhulio Vasiu kthen kujtimet dhe traditat në filma vizatimorë për fëmijë

September 19, 2026
Flakët përpijnë banesën në Bulqizë, bllokohet brenda personi me aftësi të kufizuara

Flakët përpijnë banesën në Bulqizë, bllokohet brenda personi me aftësi të kufizuara

September 19, 2026
Kadastra e zhytur në korrupsioni, Lorena Goxhobelli nuk largohet

Kadastra e zhytur në korrupsioni, Lorena Goxhobelli nuk largohet

September 19, 2026
Grizzly fundos Raiffeisen, aksionet e bankës pësojnë rënie të fortë prej 9%

Grizzly fundos Raiffeisen, aksionet e bankës pësojnë rënie të fortë prej 9%

September 19, 2026
Transporti Rrugor të kontrollojë Kolaudimin: Makinat po ndotin Tiranën

Transporti Rrugor të kontrollojë Kolaudimin: Makinat po ndotin Tiranën

September 19, 2026
Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, një i plagosur

Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, një i plagosur

September 19, 2026
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Francë, arrestohen dy persona

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Francë, arrestohen dy persona

September 19, 2026
​Sekuestrohen 715 mijë euro: “Arrest me burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier dhe bashkëpunëtorin e tij.

​Sekuestrohen 715 mijë euro: “Arrest me burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Fier dhe bashkëpunëtorin e tij.

September 19, 2026
Kallëzohet në SPAK, Petrit Malaj: “Po mbroj ligjin dhe dyert e financave të shtetit”

Kallëzohet në SPAK, Petrit Malaj: “Po mbroj ligjin dhe dyert e financave të shtetit”

September 19, 2026
Nafta 219 lekë/litri, benzina 195 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan

Nafta 219 lekë/litri, benzina 195 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan

September 19, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Falsifikime dhe shpërdorim detyre, pezullohen 2 zyrtarë në Tiranë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL