Çfarë ndodh në trup kur na kap adrenalina? Ja si funksionon hormoni që na vë në alarm
Zemra fillon të rrahë fort, frymëmarrja shpejtohet, duart...
Zemra fillon të rrahë fort, frymëmarrja shpejtohet, duart...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën se është konfirmuar identiteti i tri viktimave pas zhvarrimit të mbetjeve mortore të zbuluara në varreza masive në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës.
Kurti shkroi në "Facebook" se raportet e ADN-së kanë konfirmuar se tri viktimat i përkasin grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.
Grupi prej 23 "intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës.
Kryeministri nuk tregoi me emër dhe mbiemër se kush ishin viktimat, por tha se familjet e tri viktimave të identifikuara janë njoftuar qysh sot.
Njoftimi i tij vjen gati dy muaj pasi u zbuluan tri varre masive në këtë komunë në veri të vendit, ku u gjetën mbetje mortore të së paku 23 njerëzve.
Në fund të muajit të kaluar, autoritetet kosovare i dërguan në Hagë të Holandës mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Kurti tha se Kosova pret t'i pranojë edhe raportet e tjera për mostrat e dërguara për identifikim përmes analizës së ADN-së "në ditët dhe javët në vijim".
"Me shpresën që edhe familjet e tjera të marrin përgjigjet që presin prej 27 vitesh. Asnjë përgjigje nuk mund ta shuajë dhimbjen e humbjes, por njohja e së vërtetës i jep fund ankthit të pritjes për të mësuar fatin e më të dashurve", tha Kurti.
Varrezat në Zbuin Potok u zbuluan rreth dy muaj më parë pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte, sipas autoriteteve kosovare.
Prokuroria Speciale e Kosovës po i heton për këtë rast katër persona, J.R., M.J., R.K dhe M.B., të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Që të katërt ndodhen në paraburgim. Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.
Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.
Kurti, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha se do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe, ta shtojnë trysninë ndaj Serbisë për t'i zbatuar zotimet për hapjen e arkivave, për të ndihmuar në gjetjen e vendndodhjes së njerëzve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. /REL
Komisioni Europian njoftoi të premten se Presidentja Ursul...
Në kohëra me arka të zbrazëta, keqpërdorimi i sistemit soc...
Edhe pse Kanadaja është gjeografikisht e largët nga Europa...
SHBA-të dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje mbi si...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka nda...
Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri në një intervistë...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se kër...
Pas humbjes dërrmuese të CDU-së në zgjedhjet e Saksonisë-A...
Protestues në vende të ndryshme të botës kanë dalë në rrug...
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një...
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...
Policia ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceu...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka reaguar pas një d...
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e...
Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në kryeqytetin Ko...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka vënë në pranga shtetasin H.P., 68 vjeç, i cili ...
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me krimin në f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Zogut ...
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i cili...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Dy javë pasi Serbia e hapi një fabrikë që prodhon robotë t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunë...
Komisioni Europian njoftoi të premten se Presidentja Ursul...
Në kohëra me arka të zbrazëta, keqpërdorimi i sistemit soc...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karbur...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 79.3 lekë dh...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...