Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm/ Rama: Janë të pandashme nga rrugëtimi drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në kuadër t...
Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në kuadër t...

Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në kuadër të Momentit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për Agjendën 2030 dhe integrimin në Bashkimin Europian, si pjesë e një procesi të vetëm transformimi.
Rama shprehet se Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë një plan i përditshëm pune dhe janë të pandashme nga rrugëtimi drejt BE-së.
Ai shtoi më tej se përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 janë një rrugë e vetme transformimi. Rama thotë se që nga viti 2018, varfëria ka rënë nga 23,7% në 19%, vdekshmëria foshnjore është përgjysmuar dhe mbi 95% e shërbimeve publike ofrohen online.
Pothuajse e gjithë energjia elektrike prodhohet nga burime të rinovueshme, ndërsa gratë përfaqësojnë 35% të Kuvendit dhe afro 50% të kabinetit qeveritar.
Ai bën me dije se për përshpejtimin e këtij transformimi, Shqipëria ka angazhuar 6 milionë dollarë amerikanë për Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve, me fokus te mbrojtja e fëmijëve, përgatitja e bizneseve për tregun e përbashkët të BE-së, rigjallërimi i komuniteteve lokale dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu Kuadrin e ri të Bashkëpunimit me OKB-në për periudhën 2027–2031, me synimin për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
“Përshëndetje nga Shqipëria për të gjithë ata që po i bashkohen këtij Momenti të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga e gjithë bota. Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët. Ato janë një plan i përditshëm pune dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian.
Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 nuk janë tri rrugë të ndryshme. Ato janë një rrugë e vetme transformimi.
Që nga Rishikimi ynë Kombëtar Vullnetar në vitin 2018, varfëria ka rënë nga 23.7 në 19 për qind, vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç është përgjysmuar, më shumë se 95 për qind e shërbimeve publike tashmë ofrohen online, pothuajse e gjithë energjia jonë elektrike vjen nga burime të rinovueshme, gratë mbajnë 35 për qind të vendeve në parlament dhe afro 50 për qind të posteve ministrore. Borxhi publik është shumë më poshtë se 60 për qind.
Këto nuk janë thjesht statistika. Ato janë dëshmi se ndryshimi është i mundur. Dhe Shqipëria tani renditet e 44-ta në nivel global në Indeksin e SDG-ve për vitin 2026, duke qenë ndër vendet me performancën më të mirë në rajonin tonë.
Por angazhimet nuk i ndryshojnë jetët; zbatimi po. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka angazhuar 6 milionë dollarë amerikanë për Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve, duke bashkuar ekipin e Kombeve të Bashkuara rreth katër prioriteteve si mbrojtjen e fëmijëve, përgatitjen e bizneseve për tregun e përbashkët të BE-së, rigjallërimin e komuniteteve lokale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, kemi nënshkruar kuadrin tonë të ri të bashkëpunimit për periudhën 2027–2031 dhe nuk do të lëmë askënd pas, as fëmijët tanë, as komunitetet tona rurale dhe as më të cenueshmit. Së bashku me Kombet e Bashkuara, partnerët tanë europianë dhe qytetarët tanë, do të vazhdojmë të ecim përpara”, shprehet Rama. /CNA
E turpshme, por e vërtetë. Në Kuvendin e Shqipërisë ka dep...
CNA ka mundur të marrë nga faqja e Kuvendit, monitorimin e...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi me shpejtësi ligjin për p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar lëvizjet e qeveri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshë...
Politologu Ermal Hasimja ka folur për zgjedhjet vendore të...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësue...
Ervin Demo është betuar këtë të premte si ministri i ri i ...
Ermal Jauri është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i A...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me propozim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një p...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot li...
Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me ngërçin e pagave në...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një mbled...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar propozimin e një li...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën e zh...
Seanca plenare e së entjes, që zgjati deri në orët e vona,...
Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me ...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi gjatë një votimi në orët e vo...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka vënë në pranga shtetasin H.P., 68 vjeç, i cili ...
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me krimin në f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Zogut ...
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i cili...
Edhe pse shumë platforma vendosin kufij moshe për përdorue...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Dy javë pasi Serbia e hapi një fabrikë që prodhon robotë t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunë...
Komisioni Europian njoftoi të premten se Presidentja Ursul...
Në kohëra me arka të zbrazëta, keqpërdorimi i sistemit soc...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karbur...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 79.3 lekë dh...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...