Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë

19 Shtator 2026, 17:45Rajoni TEMA
Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk janë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të marrë në Hagë.

Hamza në një postim në rrjete sociale ka shkruar se gjatë vizitës u ka shprehur familjeve mbështetjen e tij, duke theksuar se ato nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë.

Ai gjithashtu ka shkruar se dhimbja e familjeve është edhe dhimbje e popullit të Kosovës, ndërsa u shpreh krenar për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën për liri.

Lini një Përgjigje